Skip to content Skip to footer
AECA

Misioni dhe Vizioni

Misioni ynë është të ndihmojmë kompanitë shqiptare të rritin kapacitetet e tregtisë online duke përmirësuar shërbimin e ofruar dhe rritur besimin tek konsumatorët për të bërë biznes të sigurt në internet në përgjithësi dhe me anëtarët e shoqatës AECA në veçanti.
Vizioni ynë është të ndihmojmë kompanitë Shqiptare të rrisin kapacitetet dhe të dalin përtej kufijve Shqiptare duke konkurruar denjësisht në tregun botëror të tregtisë online duke ndikuar kështu në rritjen totale të ekonomisë Shqiptare.
AECA

Historiku

Albanian E-Commerce Association (AECA) u krijua si një iniciativë private e disa prej aktorëve më të rëndësishëm në industrinë e-commerce në vendin tonë. Kjo iniciativë u maturua me kohën dhe u konkretizua në muajin shkurt 2022. Mbi 25 operatorë nga sektorë të ndryshëm të e-commerce në vend u mblodhën së bashku në një event të jashtëzakonshëm duke bashkuar forcat për themelimin e të parës shoqatë të tregtisë elektronike në Shqipëri.
Krijimi i këtij organizmi nga themeluesit synonte lobimin në lidhje me problematikat kryesore me të cilat haset kjo industri dhe adresimin e tyre pranë institucioneve kompetente me qëllim rritjen e volumit të tregtisë online me ritme të shpejta. Zhvillimi i e-commerce, jo vetëm ndikon pozitivisht në rritjen e volumeve të tregtimit, uljen e evazionit fiskal nëpërmjet reduktimit të cash-it në ekonomi, por edhe pritet ta bëjë ekonominë shqiptare më vibrante dhe më konkuruese në rajon.
Ideja e krijimit të një shoqate e cila të mblidhte nën të njëjtën ombrellë operatorët e këtij sektori në rritje të ekonomisë shqiptare, u mbështet edhe nga donatorë dhe partnerë të ndryshëm, të cilët janë aktivë në zhvillimin e tregtisë së lirë në nivel kombëtar dhe rajonal, siç janë GIZ, USAID, ABSL Albania, Aladini dhe Vigan Group.
Top Services

Bordi Drejtues

Asambleja e Anëtareve është organi më i lartë drejtues i shoqatës AECA. Kjo strukturë është vendimarrëse për fushat dhe programet e veprimtarisë së shoqatës dhe çështjet e tjera me rëndësi të percaktuara në Statutin e saj. Bordi Drejtues është organi drejtues dhe politikëbërës i shoqatës AECA. Bordi është i përbërë nga 9 anëtarë të zgjedhur nga anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme, në përputhje me kuotata e përfaqësimit sipas kategorive të biznesit e-commerce që është pjesë e shoqatës. Anëtarët e Bordit Drejtues zgjidhen me një mandat 2 vjecar dhe kanë të drejtë rizgjedhjeje.

AECA

Sekretariati

Sekretariati është organi administrativ i shoqatës AECA, i cili merret me koordinimin e punës së përditshme të shoqatës duke filluar që nga komunikimi me anëtarët, suporti ndaj subjekteve për t’u anëtarësuar në AECA, komunikimi me partnerët, donatorët dhe palët e treta, e deri tek përgatitja e materialeve promovuese apo lobuese që shoqata dërgon tek institucionet shtetërore, media dhe publiku.
Sekretariati i AECA drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili zgjidhet nga Bordi Drejtues me një mandat 2 vjecar me të drejtë rizgjedhjeje.

Artan Gjergji
Sekretar i Përgjithshëm

Shoqata Shqipare e Tregtisë Elektronike (AECA)
AECA

Kuadri Ligjor