HISTORIKU i TRUSTMARK

Nevoja për aplikimin e Trustmark në tregun shqiptar

Që prej themelimit në vitin 2022, Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronik (AECA) është përpjekur të adresojë problemet kryesore që ka industria e shitjeve online në vend. Një ndër problematikat më të mëdha që ka ky sektor në Shqipëri është informaliteti sepse:

krijon një konkurrencë të pandershme mes operatorëve të tregut,
ndikon negativisht në reduktimin e të ardhurave tatimore në buxhetin e shtetit dhe
dëmton besimin e konsumatorëve tek blerjet online, pasi subjektet informale në pjesën më të madhe të rasteve abuzojnë më konsumatorët.

Mbështetja e Donatorëve

Të gjendur përballë informalitetit që “gëlon” kryesisht në rrjetet sociale, AECA me mbështetjen e donatorëve të rëndësishëm si GIZ apo HELVETAS është përpjekur që të identifikojë praktikat më të mira ndërkombëtare për reduktimin e këtij fenomeni.

Filozofia që ndjek AECA, nuk është që t’i shpallë luftë informalitetit, por të sensibilizojë operatorët e shumtë të shitjeve online që të orientohen nga errësira e informalitetit në dritën e seriozitetit dhe një marrëdhënieje korrekte e afatgjatë me konsumatorët. 

Trustmark, një instrument efikas kundër informalitetit

Me mbështetjen financiare të GIZ në nivel rajonal, AECA ka sjellë praktikën e suksesshme të një instrumenti që quhet “Trustmark” dhe që është thjesht një vulë besimi, një indikator që jep sinjale dhe tregon një nivel të konsiderueshëm garancie për konsumatorin.

E ngjashme me yjet e hoteleve, edhe trustmark është një indikator në sytë e konsumatorëve që tregon se faqja e internetit ku po blejnë zbaton me rigorozitet praktikat më të mira të tregtisë online dhe të mbrojtjes së konsumatorit. Ky indikator përbën një element mjaft të rëndësishëm ndihmues për konsumatorin për të orientuar sjelljen e tij drejt blerjeve vetëm në faqet e internetit apo në bizneset që janë në zotërim të kësaj Vule Digjitale Besimi.

Dëshironi të pajiseni me Vulën Digjitale TRUSTMARK?

Trustmark

Çfarë është Trustmark ?
Trustmark është Vula e Cilësisë, Sigurisë dhe Besimit e krijuar dhe dizenjuar për të ofruar siguri, qartësi dhe transparencë për ata që bëjnë blerje online. Kjo Vulë Digjitale shfaqet në faqen e internetit të bizneseve pas një procesi verifikimi, kur është konfirmuar angazhimi i tregtarëve online për të ofruar një shërbim me cilësi, transparencë dhe besueshmëri për konsumatorin përfundimtar.
Autoriteti Emetues

Është një atribut i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike (AECA). Të gjithë ata që do plotësojnë kriteret dhe standardet e caktuara, do të pajisen nga AECA me këtë  trusmark, dhe mund ta publikojnë atë si një “logo” apo “badge” në faqet e tyre zyrtare të internetit. Vula Digjitale Trustmark ka elementët e mjaftueshëm të sigurisë dhe do të jetë pothuajse e pamundur të fallsifikohet apo të abuzohet me të. 

Trustmark do të emetohet në bashkëpunim me partnerin tonë Trustmark.al pjesë e kompanisë Wolf & Shark Shpk (www.wolfandshark.com) , agjensi e specializuar ne Marketing Digjital dhe SEO dhe me çertifikate ISO 9001 që çertifikon proçeset e punës per lëshimin e Trustmark.

Përfitimet

Përdorimi në masë dhe me rigorozitet i Trustmark do të ndihmojë bizneset online serioze që të bëjnë diferencën ndaj subjekteve të tjera që operojnë në informalitet, dhe do t’u japë atyre mundësinë që të distancohen nga abuzimet e mashtrimet që bëhen në treg. Ky element do të rrisë ndjeshëm besueshmërinë e qytetarëve dhe konsumatorëve drejt faqeve të internetit që shesin online dhe që kanë të publikuara Vulën Digjitale të Besimit, pasi aty do të ndihen më të mbrojtur nga abuzimet e mundshme.

Bizneset dhe tregtarët online që zotërojnë dhe kanë të publikuar në faqet e tyre të internetit një Vulë Digjitale Trustmark kanë disa avantazhe kyçe në tregun ndërkombëtar:

Rritja e Besimit të Konsumatorëve
Dallimi nga Konkurrenca
Përmirësimi i Imazhit të Markës
Akses më i Mirë në Tregjet Ndërkombëtare
Ulja e Rrezikut të Kthimeve dhe Ankesave
Përmirësimi i Konvertimit dhe Besnikërisë së Klientit
Pse Vulë Digjitale?
Sepse është më e sigurtë
Sepse është e pa-kopjueshme
Sepe emetohet lehësisht nga AECA

Dëshironi të pajiseni me Vulën Digjitale TRUSTMARK?

KRITERET E PAJISJES ME TRUSTMARK

Praktikat më të Mira Ndërkombëtare
Bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, kriteret pajisjes me Trustmark janë të ndryshueshme sipas legjislacionit të vendit ku do implementohet. Me mbështetjen financiare të GIZ, kriteret dhe metodologjia e Trustmark janë përcaktuar nga ekspertë të huaj të cilët kanë gërshetuar praktikat më të mira ndërkombëtare me kudrin ligjor e rregullativ të vendeve në rajon. Projekti i mbështetur nga GIZ është pjesë e një axhende për fuqizimin e shoqatave të sektorit ecommerce në Ballkanin Perëndimor, si një nga shtyllat më të rëndësishme të CEFTA për nxitjen e tregtisë në nivel rajonal. Pjesë e këtij projekti është krijimi i një shoqate rajonale me emrin Balkan E-Commerce Alliance (BECA) si dhe krijimi i standardeve bashkëkohore të të bërit biznes online.

6 fusha dhe 16 kritere

Në rastin e Shqpërisë, AECA ka identifikuar rreth 16 kritere të rëndësishme që duhet t’i ketë cdo biznes që kryen shitje online në mënyrë që të garantojë siguri për konsumatorin dhe të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme afatgjatë bazuar mbi besimin.Këto 16 kritere janë elementë që janë në përputhje me kuadrin ligjor e rregullativ në vend, por që në praktikën e sotme pak ose aspak gjejnë zbatueshmëri. Këto 16 kritere të vlerësimit për pajisjen nga AECA të një tregtari online me TrustMark bazohen në 6 fusha kryesore si më poshtë shpjeguar:
Informacioni në lidhje me Identitetin  e Tregtarit Online
Transparenca dhe Infromacioni në lidhje me Produktet/Shërbimet e Tregtuara Online
Informacioni në lidhje me Shpërndarjen dhe Mënyrat e Pagesës
Heqja dorë e Klientit nga Transaksioni dhe Anullimi i Porosisë
Politikat e Sigurisë, Privacisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave
Kodi i Etikës së Tregtarit Online

Dëshironi të pajiseni me Vulën Digjitale TRUSTMARK?

PROCESI I PAJISJES ME TRUSTMARK

Kush mund të pajiset me Vulën Digjitale Trustmark
Cdo biznes që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë dhe që realizon një pjesë ose të gjithë aktivitetin e tij të shitjes së mallrave dhe/ose shërbimeve duke përdorur internetin dhe mundësitë që ofron ambjenti elektronik, ka të drejtën të aplikojë pranë AECA për t’u pakisur me Vulën Digjitale të Besimit të Konsumatorit Trustmark.
Aplikimi
Aplkimi për t’u pajisur me Vulën Digjitale Trustmark realizohet nga biznesi Aplikant pranë AECA nëpërmjet:
Faqes së internetit të dedikuar
Emailit të posacëm
Me shkresë zyrtare.
Pagesa
Pagesa bëhet nga Aplikanti në mënyrën e përcaktuar nga AECA
Pagesa bëhet nga aplikanti në formë elektronike (xhirim mes llogarive)
Cilido qoftë rezultati i testimit, AECA nuk e rimburson pagesën.

Kostoja

AECA nuk diskriminon asnjë subjekt që ushtron aktivitetin në sektorin e tregtisë online dhe që shpreh dëshirën për t’u pajisur me Vulën Digjitale të Besimit të Konsumatorit Trustmark. AECA rezervon të drejtën që për anëtarët e saj të aplikojë vetëm koston e procesit.
*Kostot janë për një periudhë vlefshmërie 1 vjeçare. **Nëse për Aplikantin nuk është emetuar një Vulë Digjitale Trustmark për 2 vite të njëpasnjëshme, atëherë aplikimi do të konsiderohet si Çertifikim për herë të 1-rë. Humbja e anëtarësisë, nëse nuk shoqërohet me mos vazhdim të procesit të pajisjes me Trustmark, konsiderohet Ri-Çertifikim në vijimësi.

Dëshironi të pajiseni me Vulën Digjitale TRUSTMARK?

Plotësimi i Formularit të Vetëdeklarimit

Pasi realizon pagesën, biznesi plotëson zyrtarisht formularin e vetëdeklarimit në lidhje me zotërimin ose jo të 16 kriterve që kërkohen nga AECA për pajisjen me Vulën Digjitale të Besimit të Konsumatorëve Trustmark.

Në mënyrë që të jetë një proces sa më transparent, si dhe për t’i ardhur sa më shumë në ndihmë bizneseve, AECA u jep mundësinë Aplikantëve që të testojnë paraprakisht veten nëse i plotësojnë apo jo kriteret. Kështu biznesi mëson konkretisht jo vetëm kriteret, por mëson paraprakisht edhe nivelin e plotësimit të tyre duke i ndihmuar që të përmirësojnë situatën para se të bëjnë aplikimin zyrtar duke paguar koston dhe plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit.

Kohëzgjatja e Procesit të Verifikimit
30 ditë pune nga momenti i pagesës së kostos nga aplikanti
AECA mund ta përfundojë këtë proces edhe në një kohë më të shkurtër
Vlefshmëria e Vulës Digjitale Trustmark
Vula Digjitale Trustmark ka një vlefshmëri 1 vjeçare
Vlefshmëria fillon në ditën e emetimit të Vulës Trastmark dhe mbaron pas 365 ditësh
Ri-Aplikimi për pajisjen me Vulën Digjitale Trustmark

Bizneset që nuk kanë rinovuar vulën digjitale Trustmark apo që për shkak të konstatimit të shkeljeve, AECA ua ka hequr këtë të drejtë, kanë të drejtë të ri-aplikojnë për pajisjen me Trustmark në cdo moment që e konsiderojnë të arsyeshme se janë të gatshëm dhe plotësojnë kriteret. Procesi i ri-aplikimit konsiderohet si Çertifikim për herë të 1-rë.

Ankimimi dhe Mbrojtja e Konsumatorëve
Mbrotja e konsumatorve është një ndër elementët e rëndësishëm të përodimit të Vulës Digjitale Trustmark. Në cdo rast, konsumatorëve do t’u lihet një dritare ankimimi si një element shtesë që do të ndihmojë AECA-n të monitorojë më me efikasitet ecurinë e aktivitetit tregtar të subjekteve dhe faqeve të internetit të pajisura më parë me Trustmark. Kjo do të pengojë seriozisht keqpërdorimin apo abuzimin e bizneseve me një instrument të tillë dhe do të rrisë besueshmërinë ndaj tij.

Dëshironi të pajiseni me Vulën Digjitale TRUSTMARK?

AUDITIMI I TRUSTMARK

Rëndësia e Auditimit
Zotërimi i vulës digjitale të besimit të konsumatorëve Trustmark do të ketë në vijimësi edhe një proces auditimi periodik, me qëllim mos-abuzimin nga subjektet që e kanë kaluar me sukses fazën e parë të testimit, por që më vonë mund të cedojnë nga cilësia dhe serioziteti.
Periodiciteti i Auditimit
Auditimi është një proces i rëndësishëm në aspektin e mbrorjes së konsumatorit si dhe garantimit të seriozitetit dhe integritetit që ka AECA në standardizimin e këtij procesi. Auditimi është një proces që përfshin monitorimin e vazhdueshëm dhe mbikëqyrjen e plotësimit të kritereve në vazhdimësi nga bizneset. Në rast të konstatimit të shkeljeve apo mungesave, AECA heq në mënyrë të menjëhershme Vulën Digjitale Trustmark biznesit.

1 Herë në Vit

Testimi periodik dhe ri-novimi 1 herë në vit është procesi normal, pasi vlefshmëria e vulës digjitale Trustmark është 1 vjeçare. Çdo herë kjo bëhet na AECA 10 ditë para skandencës së vulës së mëparshme.

Çdo 6 Muaj

Testimi në heshtje (pa dijeninë e biznesit) është një testim në kampion që kryhet nga AECA apo për të monitoruar nëse ka ndryshuar diçka dhe biznesi nuk i plotëson të gjitha kriteret edhe pse është pajisur më parë me Trustmark.

Rast pas Rasti

Në rast se ka të paktën 3 ankimime nga konsumatorët brenda një periudhe 30 ditore, AECA realizon një Auditim të menjëhershëm.

Penalitetet
Nëse gjatë procesit të auditimit konstatohen shkelje, informacion i gënjeshtërt apo mos-përputhje me kriteret, AECA anullon në mënyrë të njëhershme vulën digjitale Trustmark me të cilën ka qenë i pajisur biznesi. Anullimi nënkpton zhdukjen e logos (vulës) nga faqja e internetit të biznesit si dhe heqjen nga faqja e dedikuar e internetit që ka vënë AECA në dispozicion për publikimin e faqeve të bizneseve të çertifikuara.

KODI I ETIKËS / SJELLJES

Qëllimi

Kodi i Etikës/Sjelljes së një biznesi është një përmbledhje parimesh që synojnë të udhëzojnë profesionistët të veprojnë në një mënyrë që përputhet me vlerat e kompanisë dhe është e dobishme për të gjithë aktorët e përfshirë. Në parim, kodet e etikës/sjelljes së biznesit veprojnë si udhëzime për punonjësit, palët e interesuara dhe klientët, në mënyrë që ata të dinë se çfarë të presin nga një biznes dhe punonjësit e tij.

Duke krijuar një kod etike/sjelljeje të biznesit, ju ndihmoni punonjësit tuaj të krijojnë një mjedis pune të respektueshëm dhe të ndershëm. Ky dokument përmban udhëzime për stafin, si dhe siguri e mbrojtje për klientët, investitorët, furnitorët, partnerët dhe madje edhe konkurrentët në lidhje me integritetin e biznesi tuaj.

Përgjegjësia Ligjore

Shumë vende e kanë të detyruar me ligj që biznesi të miratojë kode etike/sjellje për sektorë apo specifika të caktuara (p.sh. kompanitë shtetërore apo kompanitë e listuara në bursë) me qëllim krijimin e sigurisë që profesionistët të ofrojnë shërbime të sigurta dhe morale. Vende të tjera nuk kanë detyrime të tilla dhe ia kanë lënë krejtësisht në vullnetin e lirë biznesit që të aplikojë ose jo standarde të tilla.

Në Shqipëri ende nuk ka një detyrim të tillë ligjor, por duke qenë se shumë kritere të përfshira në legjislacionin tonë që mbulon sektorin për tregtinë elektronike dhe mbrojtjen e konsumatorit apo mbrojtjen e të dhënave janë pjesë direkte apo indirekte e Kodit të Etikës/Sjelljes së biznesit, AECA e ka përfshirë në procedurën e pajisjes me Vulën Digjitale Trustmark thjesht detyrimin për vetëdeklarim nga biznesi që pranon përpjekjet më të mira për të mundësuar zbatuesmërinë e Kodit të Etikës/Sjelljes së biznesit të sugjeruar nga AECA në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Përgjegjësia për zbatimin e plotë ose të pjesshëm apo për mungesën e zbatimit të Kodit të Etikës/Sjelljes i takon krejtësisht biznesit. As AECA e as partnerët e saj të përfshirë në procesin e çertifikimit me Vulën Digjitale Trustmark, nuk mbajnë përgjegjësi për vetëdeklarimin e biznesit në lidhje me këtë çështje.

Dëshironi të pajiseni me Vulën Digjitale TRUSTMARK?

AECA

Të bashkohemi të gjithë për të rritur performancën e secilit prej nesh.

Kontaktet

Rr. Medar Shtylla, Kika 1,Tirana 1001 / Albania

Get In Touch

Albanian E-Commerce Association (AECA) © {{Y}}. All Rights Reserved.  Powered by askdigital