AECA përpiqet të krijojë ura të ngushta bashkëpunimi me institucionet publike që kanë një ndikim direkt dhe indirekt në zhvillimin e sektorit të e-commerce në vend, si psh:
Ky bashkëpunim i ngushtë ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së tregtisë online në vend dhe rritjen e këtij sektori si një mënyrë mjaft efikase që ndikon pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë së vendit, dhe redukton evazionin fiskal nëpërmjet reduktimit të përdorimit të parave cash në ekonomi.
Një pjesë e konsiderueshme e aktivitetit dhe sektorëve që mbështesin financiarisht dhe me asistencë teknike donatorët në Shqipëri, është padyshim përmirësimi i klimës së të bërit biznes duke lehtësuar barrierat dhe nxitur konkurrencën e lirë e të ndershme. Për shkak të zhvillimit të jashtëzakonshëm të teknologjisë dhe informacionit, dhe procesit të digjitalizimit, vëmendja e tyre ka marrë një fokus të vecantë në drejtim të zhvillimit të tregtisë elektronike dhe trajnimit të biznesit për të qenë i përgatitur për këtë revolucion teknologjik.
Në këtë kuadër, Albanian E-Commerce Association (AECA) vazhdon të bëjë përpjekjet maksimale për të bashkëpunuar me donatorët në funksion të maksimizimit të dobishmërive dhe përfitimeve që merr sektori privat në këtë sektor kaq të rëndësishëm të ekonomisë. Mbështetja e donatorëve është e fokusuar kryesisht në drejtim të heqjes së barrierave, përmirësimit të kuadrit ligjor e rregullator, hartimit të strategjive apo politikave zhvilluese si dhe suportit për rritjen e kapaciteteve të sektorit dhe operatorëve në tregtinë online.
Janë partnerë të rëndësishëm për AECA sepse ndihmojnë shoqatën në organizimin e eventeve të vecanta si dhe në realizimin e objektivave të saj të punës dhe promovimin e aktivitetit të tregtisë elektronike. Sponsorët janë bashkëpunëtorë të vyer që kanë një vizibilitet më të lartë në materialet promovuese të shoqatës AECA. Sponsorët mund të jenë anëtarë të shoqatës por edhe subjekte që operojnë në sektorin e-commerce ose jo, të pa-anëtarësuara në AECA.
AECA mund të bashkëpunojë me subjekte të ndryshme të cilat e mbështesin në vazhdimësi në aktivitetin e saj të përditshëm. Për shkak të mbështetjes së tyre të pakushtëzuar ndaj shoqatës AECA, këta partnerë konsiderohen si anëtarë nderi dhe kanë një trajtim të vecantë.