Skip to content Skip to footer

 

ÇFARË OFROJMË NE PËR ANËTARËT?

Ne jemi të bashkuar me qëllim që të gjitha kompanive në sektorin e shitjeve online në Shqipëri t’u japim më shumë vlerë duke zgjeruar tregun, pa i cënuar pozitën aktuale në treg asnjërit prej anëtarëve. Interneti na ka dhënë një mundësi të papreçedentë më përpara në Shqipëri. Të bashkuar nëpërmjet internetit, kemi mundësi të dhjetfishojmë kërkesën dhe tregtinë online vetëm nëpërmjet tregut Shqiptar, kështu të ketë më shumë mundësi për të gjithë. Duke qenë se rritja e volumeve të tregtisë online është e palidhur me kufijtë gjeografikë të Republikës së Shqipërisë, mundësia e vërtetë për rritjen e tregut është e palimituar. E vetmja mundësi përfitimi për secilin prej nesh është bashkëpunimi për t’i dhënë vlerë gjithmonë edhe më shumë tregtisë online.

Aktualisht, pas pandemisë Covid-19, tregtia online nuk ka marrë zhvillimin e merituar pasi ka patur shumë biznese, të cilat nuk kanë respektuar standartet dhe cilësinë e nevojshme për konsumatorin. Për këtë arsye, tregu vendas i shitjeve online nuk ka përfituar nga potenciali i jashtëzakonshëm i rritjes që ka. Nëpërmjet shoqatës AECA, ne synojmë të ndihmojmë kompanitë që duan të kenë standarde, duan të ofrojnë cilësi për konsumatorin dhe të rriten. Ndërkohë që, me aktivitetet tona, konsumatorit i bëjmë të kuptojë se cilat janë këto kompani që duan të ofrojnë vlerë për ta.

 

Kompanitë në shoqatë do të kenë benefite shumë të mëdha si ato më poshtë.

  • Trajnim të stafit për rrisitë e fushës së shitjeve online.
  • Mbështetje për rekrutimin e talenteve të reja në shoqëri.
  • Lobim tek institucionet shtetërore për nevojat e biznesit dhe zhvillim të industrisë.
  • Partneritet me donatorët, për realizimin e projekteve që nxisin tregtinë online.
  • Pjesmarrje në aktivitete të lidhura me tregtinë online.
  • Pajisje me një çertifikatë sigurie për të krijuar besueshmëri tek konsumatori.
  • Promovim nëpërmjet fushatave të sensibilizimit që shoqata do të bëjë.
  • Sigurim i takimeve dhe bashkëpunimeve me kompani të ngjashme të rajonit nëpërmjet bashkëpunimeve që shoqata ka siguruar me organizmat homologe në rajonin e Ballkanit për shitjet online.
  • Ofrim të mundësive për rritjen e bashkëpunimeve jashtë Shqipërisë nëpërmjet marveshjeve të shoqatës me institucione ndërkombëtare në fushën e shitjeve onliene.