Skip to content Skip to footer

Shoqata Shqipare e Tregtisë Elektronike (AECA)

Artan Gjergji
Sekretar i Përgjithshëm

A

rtan Gjergji është zgjedhur në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Online (AECA) që nga Marsi 2022 për një mandat dy vjeçar. Ai ka një njohuri të gjerë në fushën e menaxhimit financiar për shkak të studimeve të tij në tregjet e kapitalit dhe bursat. Z. Gjergji është një ekspert në tregjet financiare dhe industrinë e letrave me vlerë si në aspektin akademik ashtu edhe në atë profesional. Ai është krijuesi i bursës së parë të letrave me vlerë në Shqipëri me një kapital privat, e cila është mbështetur financiarisht nga Banka Credins.

Gjergji është diplomuar për Tregjet e Kapitalit dhe Bursat në Universitetin e Marmarasë, në Stamboll, Turqi, dhe ka një diplomë master në Studime dhe Kërkime Evropiane (politikë/ekonomi) nga Universiteti i Bolonjës, Itali. Ai ka ndjekur kurse pasuniversitare në Shkollën Ekonomike të Varshavës, në Poloni si dhe në Universitetin Georgetown dhe Universitetin George Washington (diplomë e përbashkët) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pedagog i financave publike, tregjeve financiare, investimeve dhe tatimeve në disa universitete në Shqipëri. Gjithashtu, Z. Gjergji ka zhvilluar karrierën e tij prej më shumë se 20 vitesh në disa nga institucionet më prestigjioze të tregut financiar në vend si Banka e Shqipërisë, Bursa e Tiranës, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE dhe Banka Credins. Ai ka qenë gjithashtu një menaxher i suksesshëm në nismat profesionale akademike si Fondacioni për Liri Ekonomike dhe institucione të tjera të rëndësishme publike si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Për një periudhë kohe, z. Gjergji ka qenë i angazhuar si Drejtor i Departamentit të Grupeve të Biznesit si dhe shef Kabineti në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ndërsa ka vepruar edhe si ekspert financiar për disa projekte të themeluara. nga IFC, GTZ, USAID, ACIT dhe SNV.

Contact Form