Skip to content Skip to footer

Nettrade/Aladini

Valer Pinderi
Kryetar

Z.

Valer Pinderi është themelues i kompanisë së parë të mirëfilltë e-commerce në Shqipëri që nga 2011 me Dyqan Taxi dhe tani e transformuar në Aladini Trade Partner. Ai ka një edukim në ekonomi më profil të theksuar në marketing pranë Universitetit të Tiranës në Shqipëri.

Pinderi ka një eksperiencë të plotë prej 360 gradë me tregtinë në internet, pasi e ka nisur nga një prej bizneseve më të mëdha tradicionale të shitjeve me pakicë dhe më pas themeloi kompaninë e tij duke qënë i vetmi punonjës. Për shkak të faktit që ai ka bërë vetë të gjitha rolet e nevojshme për këtë lloj biznesi, z. Pinderi ka mësuar gjithçka vetë deri sa më pas ka punësuar të tjerë për ta bërë më mirë se ai të njëjtën punë. Sot ekipi i kompanisë së tij numëron mbi 65 persona.

Në vitet e fundit, z. Valer pinderi ia ka dedikuar një pjesë të konsiderueshme të kohës së tij rritjes së kapaciteteve të të gjitha kompanive në Shqipëri për tregëtinë online sepse sa më i mirë të jetë tregu dhe ekosistemi, aq më i madh do jetë numri i konsumatorëve për biznesin e tij dhe komunitetin që operon në këtë fushë. E vetmja formë se si ai e shikon zhvillimin e mëtejshëm të sektorit është të ndihmojë tregun në tërësi të përmirësohet, prandaj bashkëpunimi më cdo individ dhe grup interesi në këtë drejtim është prioriteti i tij.

E-mail: info@aeca.al
Address: Rr. Medar Shtylla, Kika 1,Tirana 1001 / Albania

Contact Form