Skip to content Skip to footer

Alfa Courier Services

Erandi Sula
Anëtar i Bordit Drejtues

Z.

Erandi Sula është Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Online (AECA) që nga Marsi 2022 me një mandat dy vjeçar.

U diplomua në sociologji në vitin 2008 dhe menjëherë u dallua në tregun e punës si një individ me potencial dhe me performance të shkëlqyer.
Pavarësisht se që në fillim nuk punonte në fushën për të cilën studjoi Z. Sula pati gjithmonë arritje shumë të mira.
I emëruar në pozicione drejtuese që në fillimet e karrierës së tij, Z.Sula arriti rezultate mbresëlënëse në të gjitha kompanitë ku pati kënaqësinë të punonte.


Pas disa eksperiencash në pozicione drejtuese, ai vendosi të krijonte një kompani lider në sektorin logjistik, Alfa Courier Services, e cila shumë shpejt zuri një vend të rëndësishëm në sektorin ku operon duke dalluar nga konkurenca në të gjitha aspektet.
Besueshmëria, mendimi kritik, talenti në shitje, disiplina dhe vizioni janë virtytet që e bëjnë Z. Sula një prej individëve më të suksesshëm në sektorin ku operon dhe një ndër liderat më të respektuar nga kushdo që ka pasur mundësi të punojë apo bashkëpunojë me të.

Contact Form