Skip to content Skip to footer

Shqipëria renditet e parafundit në Europë për tregëtinë në internet. Ja si mund të avancojmë

Prej shumë vitesh Shqipëria në tregëtinë online renditet në vendet e fundit.

Ashtu si mund ta shikojmë ne në 2021 kemi qënë të parafundit për numrin e blerësve në internet duke lënë pas vetëm Malin e Zi.

Përse shqipëria renditet e parafundit?

Megjithatë shikohet që vendet e fundit janë kryesisht rajonet e ballkanit dhe ne si shoqatë kemi qënë në kontakte dhe bashkëpunime të vazhdueshme me partnerët e rajonit. Nga projekti ecommerce4all  dhe takimet e shumta që kemi patur gjatë 2022 me homologët tanë në rajon, jemi njohur me karakteristikat kryesore përse kjo industri është kaq mbrapa.

Karakteristika kryesore që dominon është fakti që bizneset e shitjeve me pakicë në këtë rajon investojnë shumë pak në dixhitalizimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre për shitjet online. Duke patur një fokus të vogël këto biznese nuk ngrenë aftësitë e ekipit për këtë industri të re gjithashtu nuk ngrenë proçeset e nevojshme për ti ofruar klientit standartin e duhur.

Karakteristika e përbashkët e bizneseve në rajon por kryesisht në Shqipëri, është që investimi në këtë kanal të ri është shumë i shkurtër në kohë duke pritur që efekti të jetë i menjëhershëm. Ky rezultat kaq i shpejtë nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që efekti dhe kalimi nga shitjet tradicionale të një kompanie të kalojnë me efekt të shpejtë në shitjet në internet. Si e tillë bizneset zhgënjehen dhe heqin dorë nga përpjekjet e mëtejshme.

Kryesisht administratori i kompanive i cili ka edhe vizionin për të ecur përpara e di që ky kanal është e ardhmja e shitjeve dhe gjithmonë kërkon të ketë rezultat ndërmer iniciativën të hyjë në industri. Pavarsisht se në fazat e para ai nuk kursehet, krijon një platformë të mirë, investon në marketing etj sërisht rezultati nuk është aty ku duhet. Duke parë që rreth e rrotur tij nuk ka ekspertë në këtë fushë që realisht dinë ti tregojnë drejtimin, apo stafi nuk ka iniciativën e tij për tia dalë, ata pa dëshirë heqin dorë ose fajësojnë klientin për mos ecurinë e këtij kanali.

Nga eksperienca e kompanive tona në Shoqatë në të gjitha rrastet është kuptuar që administratori sado i aftë apo me iniciativë të jetë këtë kanal shitjesh ndryshe nga kanalet e tjera nuk e bën dot vetë, dhe gjithashtu tregun nuk ofron eksperta për ti punësuar. Kjo krijon problemin që kanë vendet si i joni apo si i gjithë rajoni dhe kjo na le mbrapa.

Si mund të ndryshojë kjo situatë?

Fatmirësisht tani me krijimin e shoqatës tonë ne kemi mundur ti mbledhim këta ekspertë nën një entitet por gjithashtu të mundësojmë ndërveprim dhe bashkëpunim midis njëri tjetrin që sëbashku të kalojmë këtë sfidë.

Duke parë këtë karakteristikë të rëndësishme dhe dominuese në bizneset Shqiptare, shoqata jonë vendosi në bashkëpunim ekspertët më të mirë të vendit por jo vetëm, të ndërtojë një shërbim konsulence për të gjitha bizneset që duan të përmirësojnë këtë kanal shitjesh.

Si fillim përpara se të publikohet ky shërbim për të gjithë, kemi krijua një trajnim 360 gradë për të ndihmuar administratorët të kuptojnë shitjet në internet në gjithë dimensionin e tij.

Trajnimi do të ketë të përfshirë falas shërbimin e konsulencës për kompanitë që vendosin të sjellin një individ. Për tu bërë pjesë e trajnimit shikoni këtu më shumë info.

Leave a comment