Skip to content Skip to footer

InnFest rikthehet…

3 ditë përkushtuar novacionit dhe mënyrës si do të jemi të lidhur në të ardhmen. 

Pas një shkëputje të shkurtër erdhi sërish nevoja për një edicion të ri të InnFest, 

festivali i parë në Shqipëri dedikuar novacionit. Vitet e fundit, teknologjia 

ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe nevoja për risi ka 

zëvëndësuar nevojën për të eksploruar. Duke qenë se nuk ekziston më cep i planetit tonë pa 

u rizbuluar, pionerët kanë zgjedhur të krijojnë çdo gjë që mungon.  

Ky është një projekt i filluar nga Tok DGTL dhe këtë vit si partner zbatues janë AECA dhe 

Destil Creative Hub. 

Në një mori gjetjesh dhe krijimesh, bëhet gjithnjë më e vështirë të zgjedhësh atë që i 

përshtatet më së miri nevojave specifike të gjithësecilit. Ndaj InnFest rikthehet si një motor 

kërkimi që të sugjeron shembujt më të mirë nga kompanitë dhe startup-et të suskesshme në 

rajon. Gjithashtu, kjo krijon një atmosferë ideale për t’u lidhur me partnerë të rinj të cilët 

ndajnë vizone të përbashkëta.  

Tema e këtij viti është “Si do të lidhemi në të ardhmen? / How will we connect in the 

future?” 

Për t’i kthyer përgjigje kësaj pyetje, do të zhvillohen 3 ditë të mbushura me panele, 

diskutime, prezantime dhe workshop-e, në datat 8-9-10 Shtator 2023. Shtëpia këtë herë 

është Kompleksi Olimpik, një hapësirë e re në kryeqytet e cila ofron 3 ambiente të 

ndryshme, ideale për të zbatuar qëllimin e InnFest. 

Në fushën e ndeshjeve do të gjeni Innovation Arena, kuruar nga AECA, hapësira që do t’i 

përkushtohet kompanive të mëdha të cilat operojnë në Shqipëri dhe rajon, me 4 tipologji 

hapësirash të ndryshme me synim që brand-et të shfaqin potencialin e tyre dhe të gjitha 

risitë e suksesshme që po zbatojnë në treg. 

Në hyrjen e ndërtesës do të shtrihet Startup Hall, kuruar nga Destil Creative Hub dhe 

Ministra për Mbrojtjen e Sipermarrjes, hapësira e dedikuar vetëm për novatorët e rinj, të 

cilët kanë identifikuar sfidat e tregut dhe po ofrojnë shërbimet e tyre për t’i tejkaluar këto 

sfida. Këtu do të gjeni 20 kapsula të kuruara për të dhënë maksimumin e identitetit për çdo 

Startup që do të zhvillohet dhe do të krijojë kontakte të reja që do t’i nevojiten për të 

ardhmen. 

Arsyeja pse InnFest quhet një festival dhe jo një konferencë novacioni është pikërisht falë 

hapësirës të tretë dhe të fundit. Në hapësirën e jashtme do të gjeni Inn Wonderland, kuruar 

me shumë dashuri nga Barefoot Festival. Në parkun e Kompleksit Olimpik do të ketë muzikë 

me një program shumë divers dhe hapësirë për produkte konsumi. Sigurisht që edhe aty 

novacioni do të jetë kryefjala, por i drejtuar më shumë te qendrueshmëria dhe kreativiteti. 

Përgjatë të treja ditëve do të ketë Workshop-e dhe diskutime mbi të gjitha nevojat dhe sfidat 

që i parashtrohen novatorëve dhe profesionistëve në të tashmen, dhe sidomos në të 

ardhmen. Qëllimi kryesor është krijimi i urave të reja për bashkëpunim, ndaj të gjithë janë të 

mirëpritur! 

Kjo është një mundësi shumë e mirë për për të zbuluar risitë që janë duke shtyrë tregun 

shqiptar drejt niveleve globale, ndaj inkurajojmë kompanitë, startup-et dhe individët me 

vlera të njejta të shprehin interes. Vendet janë të limituara. 

Për të zbuluar më shumë, ndiqni @innovation.nest në të gjitha rrjetet sociale ku gjatë javëve 

në vijim do të lajmërohen të gjitha detajet e InnFest.

Leave a comment