Skip to content Skip to footer

Ky është momenti i duhur për tregëtinë në internet.

Prej shumë vitesh bizneset në Shqipëri kanë tentuar të drejtohn tek kanali i shtijes në internet por kanë pasur vështirësi. Duket sikur tregu nuk ka qënë gati dhe thuajse të gjitha iniciativat e bizneseve kanë dështuar.

Tani shifrat treojnë qartë që biznesi është në këtë drejtim.

Kjo duket nga shifrat e përdorimit të kartës së kreditit nga individët.

Prej tre vjetësh trendi i tyre po dyfishohet, shikoni këto shifra nga banka e shqipërisë.

vlera e transaksioneve me karte krediti
grafiku i transaksioneve me karte krediti
numri i transaksioneve me kartë krediti
grafiku i rritjes te transaksioneve

Si mund të kuptohen këto shifra

Ashtu si duket nga tabelat e publikuara prej bankës së Shqipërisë individët kanë dyfishuar për tre vite rresht si numrin e transaksioneve ashtu edhe vlerën.

Nga 18 Milion euro ka shkuar në 40 më pas në 79 Milion euro. Ky trend tregon që Shqipëtarët po drejtohen drejt pagesave me kartë dhe bizneset duhet ta shfrytëzojnë këtë rast sa më shpejt.

Gjithashtu numri i transaksioneve me bankë po rritet me rritme shumë të shpejta, pagesat me karte debiti janë rritur me 45% dhe total transaksionet mes bankës janë rritur 19% .

Është momenti që bizneset të mendojnë formalizimin sepse vetëm ato biznese që janë formale kanë mundësi të aplikojnë politika që përdorin pagesat me bankë.

Si mund të ndihmojë shoqata e tregëtisë në internet këtë proçes.

Ne prej disa muajsh jemi duke përgatitur një shërbim konsulence për kompanitë që duan të drejtohen në këtë sektor. Ky shërbim do të jetë me një kosto simbolike por me një përfitim të madh.

Shërbimi do të ketë një analizë të përgjithshme të biznesit dhe më pas do të ketë një diagnostikim me hapat konkretë që duhet të marrin për të patur rezultate maksimale në biznesin e tyre.

Biznesi juaj mund të kërkojë këtë shërbim duke na kontaktuar tek [email protected]

Leave a comment