Skip to content Skip to footer

Tregëtia në internet do të bashkojë rajonin e ballkanit perëndimor

Rajoni jonë pavarsisht ndryshimeve që ka midis njërit shtet në tjetrin ka edhe shumë ngjashmëri. Madje nëse shikojmë sjelljen e bizneseve dhe konsumatorit do të shikojmë më shumë ngashmëri se të ndryshme.

Megjithatë bashkëpunimi midis njëri tjetrit është shumë i vogël. Por tregëtia në internet mund të bashkojë rajonin e ballkanit.

Kjo gjë duket që po ndryshon me hyrjen e tregëtisë në internet. Gjatë takimeve të shumta përgjatë një viti që shoqata jonë ka pasur me homologët tanë në rajon kemi vënë re që të gjithë e kemi prioritet bashkimin dhe barazimin e rregullave. Kjo është e vetmja formë që biznesi i tregëtisë online të zhvillohet më tej sepse aktualisht i gjithë rajoni pozicionohet në nivelet e fundit.

Një aspekt që kemi kuptuar sapo nisëm shoqatën shqiptare të tregëtisë në internet është fakti që tregëtia në internet është një nga prioritetet e CEFTA, por edhe e bashkimit europian për rajonin. Një nga kërkesat e bashkimit europian është njëhëzimi i rregullave dhe standarteve për një tregëti më të lehtë në pëgjithësi dhe gjithashtu e targetuar edhe në veçanti me atë të internetit.

Megjithatë bashkimi dhe politikat e shteteve kanë treguar që mund të jenë shumë të ngadalta, nganjëherë edhe më shumë nga sa tregu mund të përballojë. Kjo nuk jep shpresë në botën e tregëtisë tradicionale të cilat ndjehen të pafuqishme për të vepruar pa ndryshuar rregullat dhe ligjet. Nga ana tjetër industria e internetit është plot shpresë dhe tashmë po gjen forma për të operuar midis tregjeve lehtësisht.

Përshembull një prej anëtarëve tanë Gjirafa tashmë është në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri duke aspiruar bashkimin e trevave Shqipfolëse. Gjithashtu kompani të ndryshme në rajon kanë filluar ta bëjnë siç janë Ananas.rs në Sërbi, Maqedoninë e veriut. Shoppster.rs në Sërbi, Slloveni. OLX i cili është në Rumani, Bullgari edhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Të tilla kompani ka shumë në rajon dhe çdo vit do shtohen shumë të tjera.

Ju si mund të përfitoni nga kjo gjë.

Në rradhë të parë ju duhet të përmirësoni dhe fokusoheni tek kanali juaj i tregëtisë në internet. Nuk është në asnjë moment vonë të fokusoheni sepse një gjë është e sigurt ky kanal është e ardhmja dhe pavarsisht se mund të keni testuar disa herë dhe të keni dështuar sërisht nuk shmangeni dot përveç se të fokusoheni në këtë kanal.

Megjithatë sfidat janë të shumta dhe shumica prej jush ka tentuar në një formë ose tjetrën të hyjë në këtë industri por ka dështuar deri në një farë pike. Është normale kjo industri ka kaq shumë të panjohura sa është e pashmangshme një fillim i tillë.

Por ne kemi vendosur që kohën dhe koston që do ju duhet për të patur sukses ta reduktojmë në maksimum për ju. Prandaj kemi krijuar një shërbim konsulence të dedikuar për tju ndihmuar të gjeni drejtimin e duhur dhe të keni një partner të besuar në rrugëtimin tuaj online.

Ky shërbim quhet Consultancy Direction Online kushton vetëm 100 Euro dhe kështu siguroni gjithçka ju duhet për të patur partnerin e duhur në këtë rrugëtim.

Na kontaktoni tek [email protected] për detaje

Një këndvështrim nga kryetari i shoqatës së tregëtisë në internet në lidhje me këtë temë e gjeni edhe tek video më poshtë

Leave a comment