Skip to content Skip to footer

Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA) dhe homologia e saj Shoqata Maqedonase e Tregtisë Elektronike (MECA) nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi mes tyre

Tiranë, 30 qershor 2022

Puna që po bën Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA) për nxitjen e një bashkëpunimi sa më intensiv me
institucionet homologe në rajon dhe shkëmbimin e eksperiencave apo zgjidhjen e
problematikave që karakterizojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, ka gjetur edhe
mbështetjen e projektit rajonal GIZ ORF-FT, i cili ka për qëllim koordinimin e
zhvillimit të sektorit e-commerce në rajon.

Në këtë kuadër, GIZ mbështet jo vetëm zhvillimin
rajonal në mënyrë të koordinuar, por edhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe
mes institucioneve homologe. Bazuar në këtë filozofi, AECA dhe homologia e saj në
Republikën e Maqedonisë së Veriut, MECA kanë intensifikuar punën për shkëmbimin
e eksperiencave si dhe rritjen e bashkëpunimit. Kjo u konkretizua me firmosjen
e një Memorandumi Bashkëpunimi mes dy shoqatave në ambjentet e Hotel Rogner, si
pjesë e aktiviteteve të organizara nga Shoqata Shqipëtare e Tregtisë
Elektronike në eventi e saj lancues Level UP Your E-Commerce në datën 30
qershor 2022.

Sipas këtij Memorandumi Bashkëpunimi, AECA dhe MECA bien dakord që të

bashkërendojnë punën mes tyre për promovimin e tregut të tregtisë elektronike
si dhe të nxisin bashkëpunimin në nivel kommbëtar dhe dypalësh mes operatorëve
të tregut që janë anëtarë të shoqatave respektive. Gjithashtu, palët bien
dakord të organizojnë aktivitete të përbashkëta për tregtinë elektronike si
panaire, konferenca apo të shkëmbejnë të dhëna statistikore në lidhje me
tregjet dhe publikojnë materiale informative me karakter rajonal. 

Valer Pinderi and Marija Ristovska
Valer Pinderi and Marija Ristovska
Valer Pinderi and Marija Ristovska

Leave a comment