Skip to content Skip to footer

TRENDET E FUNDIT TE ZHVILLIMIT TE TREGTISE ELEKTRONIKE NE SHQIPERI

Transformimi dixhital i kompanive ka pasur ndër vite një ecuri të ngadaltë, por të qëndrueshme duke marrë shtysën kryesore gjatë dy viteve të pandemisë COVID-19. Edhe pse përmirësimi i situatës pandemike dhe rritja e qarkullimit të qytetarëve ka ndikuar me një rënie rreth 3% të porosive krahsauar me tremujorin paraardhës sipas AKEP, përsëri niveli i këtij shërbimi tashmë konsiderohet i konsoliduar me rreth 6.5 milionë shërbime postarë T1 i viti 2022 dhe me një trend rritës afatgjatë (Burimi AKEP).

Në anën tjetër, pritshmëritë dhe perceptimi i biznesit ndaj nevojës për transformim digjital të shërbimeve dhe përdorimit të tregtisë online vlerësohen në nivele të larta. Sipas një anketimi të realizuar së fundmi nga AIDA dhe Banka Botërore me 100 ndërmarrje në periudhën gjysmës së parë të vitit 2022 rreth 83% e bizneseve e konsiderojnë transformimin digjital në listën e prioriteteve të tyre dhe 88.8% e trajtojnë si të rëndësishëm ose shumë të rëndësishëm. Vërehet gjithashtu se pengesat kryesore organizative të transformimit dixhital janë mungesa e burimeve financiare, sistemi IT i kufizuar si dhe mungesa e vizionit dhe strategjisë gjithëpërfshirëse dixhitale (Burimi Revista Monitor).

Aksesi në Broadband Fiks – Hendeku në infrastrukturë në zonat rurale

  • Në fund të Dhjetor 2021, norma e penetrimit të aksesit broadband nga rrjete fikse ishte 77 përqind e familjeve Shqiptare – Penetrimi në zonat rurale është shumë më i ulët për rrjetet fikse;
  • Norma e penetrimit ka diferenca të mëdha midis qarqeve, duke variuar nga 100 përqind e familjeve në Tiranë në nivelin më të ulët prej 40 përqind në qarkun e Fierit;
  • Në zonat urbane norma e penetrimit është rreth 100 përqind e familjeve, ndërsa në zonat rurale vetëm 35 përqind e familjeve kanë lidhje broadband;

Shërbimet Postare dhe Ekspres- situata aktuale

  • Shqipëria kishte ne fund te vitit 2021 rreth 34 operatorë të regjistruar të shërbimeve postare dhe ekspres, ku peshën kryesore e zë Posta Shqiptare.
  • Ndonëse Posta Shqiptare ofron shërbime postare me kosto të ulët në të gjithë Shqipërinë, çmimet mbeten ende relativisht të larta krahasuar me të ardhurat.

 

Procedurat Doganore- situata aktuale

  • Megjithëse tarifat doganore janë përgjithësisht të ulta, masat e rënda jo-tarifore dhe proceduat e zhdoganimit vijojnë të jenë pengesa të konsiderueshme.
  • Regjim i thjeshtuar për tregtinë ndër-kufitare të ngarkesave të vogla:
    • është vendosur një vlerë minimale prej 22 eurosh, poshtë së cilës importet përjashtohen nga TVSH-ja e importit dhe detyrimet doganore, duke ulur kostot administrative.
    • Tregtarët e autorizuar që përpunojnë një numër të madh pakosh ndër-kufitare mund të paraqesin deklarata të thjeshtuara për secilin objekt, pasuar nga një deklaratë përmbledhëse shtesë brenda 24 orëve.
    • Janë legalizuar skemat për “Zhdoganim Lokal” dhe “Operator Ekonomik i Autorizuar”- por këto ende nuk kanë gjetur përdorim të gjerë.
  • Megjithatë, operatorët postarë dhe ekpres raportojnë kosto të larta administrative për zhdoganimin e dërgesave të vogla në doganë, që çojnë në:
    • rritjen e pagesave që operatorët tarifojnë për procedurat doganore
    • dhe vonesa në shpërndarje
  • Praktikat e tarifimit nga nëpunësit e doganës dekurajojnë aktivitetin tregtar, veçanërisht për dërgesa të vogla
    • Tarifa e lartë e skanimit përbën një barrë të rëndë tatimore për pakot e vogla: 22 EURO është vlera e dërgesës >1,000 EURO, 5 EURO në të gjitha vendet e tjera.

 

Pagesat Dixhitale – Aksesi dhe Përdorimi

Referuar studimit të BB, rezulton se shumë shqiptarë ende nuk kanë qasje në llogaritë e transaksioneve – një parakusht për shumicën e pagesave elektronike instrumente. Sipas sondazhit të Bankës Botërore Findex 2017, vetëm 40 përqind e të rriturve shqiptarë kanë një llogari transaksioni me një institucion financiar – më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor dhe dukshëm prapa normave ekuivalente në BE. Pasqyrimi i depërtimit të ulët të llogarisë, përdorimi i instrumenteve të pagesave elektronike nga shqiptarët mbetet shumë pas kolegëve. Situata aktuale pasqyrohet në grafikët[1] si vijon:

[1] Studimi i Bankës Botërore “Albania: E-commerce Diagnostic. Leveraging the digital trade opportunity”

Kostot totale vjetore të ekonomisë sipas instrumentit të pagesave (% e PBB-së)[1]

[1] Studimi i Bankës Botërore “Albania: E-commerce Diagnostic . Leveraging the digital trade opportunity”

Ajo qe konstatohet nga aplikimet per e-commerce eshte fakti se vështirësia qëndron ne anen e subjekteve, te cilet nuk kane ekspertize teknike per t’u integruar dhe finalizuar shërbimin e-commerce te ofruar nga banka.  Shpesh bankat janë këshillues dhe trajnues te punonjësve IT te subjekteve duke ofruar asistence teknike falas, ne mënyrë qe ky sherbim te finalizohet me sukses.

Komisioni i regjistrimit te platformes e-commerce eshte “’one time fee” dhe mbulon vetëm koston operacionale te bankës. Ka edhe komision mujor ne varësi te xhiros dhe kushteve te punës se bankes përkatëse. Gjatë diskutimeve u trajtua cështja e kostove të POS vitual dhe referuar Shoqatës së Bankave, për POS virtual çështjet e shfaqura do te zgjidhen dora-dores me zbatimin e strategjisë se BSh per pagesat, te cilat jane ne zbatim ne afatin e mesëm.

Nderkohe nje ritem shume te shpejte zhvillimi kane pasur Ofruesit e Sherbimit te Pagesave (PSP) ku deri ne fund te Majit 2022 jane lincesuar rreth 9 operatore, te cilet pritet ti japin nje lehtesim mjaft te madh madh sherbimit te pagesave ne vend duke ndikur vrullshem ne drejtim te rritjes se volumit te tregtise online ne vend. Kuadri ligjor eshte i plote dhe i harmonizuar me direktivat e BE-se, nderkohe qe Banka e Shqiperise po pergatit edhe kuadrin rregullativ mbeshtetes. Megjithate, nga eksperienca e PSP ne terren po haset nje veshtiresi relativisht e konsiderueshme ne aspektin e bashkepunimit mes bankave dhe ketyre institucioneve te pageses, kryesisht per shkak te rezistences qe bejne bankat e nivelit te dyte ne drejtim te hapjes se aksesit. Gjithesesi, vonesa te tilla nuk pritet te ndalojne ritmin e shpejte te liberalzimit te sherbimit te pagesave, cka pritet te rrise volumet e tregtise elektronike ne te ardhmen e afert.

Kapacitetet dhe Aftësitë e Sektorit Privat për Tregtinë Elektronike

Referuar Studimit të bankës Botërore, shumë biznese shqiptare nuk kanë investuar ende në zhvillimin e shitjeve në internet. Vetëm 5 përqind e bizneseve shqiptare raportuan shitje në internet në 2018, duke mbetur prapa dukshëm me vendet e rajonit. Anketa e Ndërmarrjeve në vitin 2020 tregon se pothuajse 20 përqind e të anketuarve, ndërmarrjet shqiptare ose kanë filluar ose kanë rritur aktivitetin e biznesit në internet gjatë COVID-19, duke ecur përpara në dixhitalizim për të përballuar krizën.

Kompanitë shqiptare kanë mbetur mbrapa atyre të vendeve të tjera lidhur me aktivitetet online, situatë e cila pasqyrohet në grafikët[1] si vijojnë:

[1] Studimi i Bankës Botërore “Albania: E-commerce Diagnostic. Leveraging the digital trade opportunity”

Këtu mund të gjeni informacion për shoqatën – www.aeca.al

Kurse këtu mund të gjeni informacion më tej për eventn – https://event.aeca.al

Leave a comment