Skip to content Skip to footer

Shoqata e E commerce AECA siguron mbështetjen e donatorëve që në takimin e parë zyrtar me to.

Shoqata e E-commerce (AECA) siguron mbështetjen e donatorëve gjatë prezantimit të 12 prioriteteve.

27.04.2022

.AECA zhvilloi një takim në Tiranë me donatorët në Shqipëri, të cilëve u prezantoi 12 projekte konkrete për zhvillimin e E commence në vend dhe rajon.

Një takim që synoi të identifikojë pikat e përbashkëta mes biznesit dhe donatorëve që kanë prioritet këtë fushë, rezultoi me mbështetje konkrete në disa prej pikave më të rëndëshme për industrinë.

Artan Gjergji, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës tregoi për Businessmag.al se menjëherë pas krijimit të saj, Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA) ka nisur një tur takimesh me donatorët që kanë prioritet digjitalizimin dhe zhvillimin e tregtisë E commerce. “Arritëm të identifikonim disa pika të përbashkëta me donatorë, ndërsa nga ana tjetër identifikuam nevojat e biznesit. Ne si shoqatë synuam të përputhim nevojat e shoqatës në mikro me politikat makro të donatorëve dhe institucioneve qeveritare”, thotë Gjergji.

12 pikat kanë në fokus rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e shoqatës, krijimin e një strategjie të përbashkët zhvillimi për të gjithë pjesëtarët, grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave, partneriteti me institucionet publike, formalizimi i pagesat online, rritje e kapacitetit të kompanive dhe krijimi i eventeve të përbashkëta për E commerce.

Valer Pinderi, një nga themeluesit e AECA tha se, tre prej donatorëve të rëndësishëm konfirmuan mbështetjen e projekteve që në takimin e parë.

Përfaqësuesit e USAID u shprehën të gatshëm të mbështesin në zhvillimin e Partneritetin Publik Privat. Risi Albania po mbështet në krijimin e një produkti vlerësimi për sipërmarrjet në këtë fushë dhe GIZ do ta mbështesë shoqatën për krijimin e certifikatës së sigurisë dhe zhvillimin e një eventi rajonal për E commerce.

Shoqata ka vetëm dy muaj që është krijuar dhe pas takimit me donatorët, muajin e ardhshëm pritet të ketë një event të madh me bizneset . Objektivi i shoqatës është që brenda këtij viti të ketë të paktën 100 anëtarë.

Burimi: https://businessmag.al/shoqata-e-e-commerce-aeca-siguron-mbeshtetjen-e-donatoreve-qe-ne-takimin-e-pare-zyrtar-me-to/

Leave a comment