Skip to content Skip to footer
Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Në lidhje me arrestimin e disa subjekteve të Shitjeve Online

Apr 12, 2022

DEKLARATË PËR SHTYP

Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (Albanian E-Commerce Association – AECA) nisi si një iniciativë private e disa prej aktorëve më të rëndësishëm në industrinë e-commerce në vendin tonë. E krijuar si clustër i një aktori të rëndësishëm rajonal si ABSL Albania, AECA gjeti mbështetjen edhe të donatorëvë dhe institucioneve publike si Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA) u informua nga media në lidhje me aksionin e organeve ligjzbatuese për arrestimin e disa subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tregtisë online.

Me anë të kësaj deklarate për shtyp shoqata AECA konfirmon vullnetin e saj për mbrojtjen e interesave të bizneseve formale që ushtrojnë aktivitetin në industrinë e-commerce, në përputhje me kuadrin ligjor e rregullativ. Pikërisht, kjo ka qënë një ndër arsyet e krijimit të shoqatës në fillim të këtij viti, në mënyrë që të kishim një zë të unifkuar në mardhënie me organet shtetërore me qëllim përmirësimin e ambjentit të të bërit biznes në tregtinë online në Shqipëri.

Formalizimi i bizneseve në këtë industri është një nga fokuset kryesore të aktivitetit të shoqatës AECA dhe këtë e kemi treguar me veprimin tonë të parë që është kërkesa për ndërtimin e urës së komunikimit dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për ndërtimin e një Grupi Pune që do të institucionalizojë mardhënien mes sektorit privat dhe Shtetit.

Me shqetësim konstatojmë se tregu aktualisht ka probleme të shumta dhe po i krijon vështirësi bizneseve që duan të operojnë në këtë industri. Megjithatë kjo problematikë është komplekse duke përfshirë shumë hallka nga baza rregullative e tatimeve dhe doganave, tek proçesi kompleks i fiskalizimit dhe implementimi i tij në terren. Tregtia online është hallka e fundit e proçesit të shitjes së produktit dhe problematikat në informalitet vijnë të mbartura nga të gjitha hallkat paraardhëse. Për këtë arsye presim nga autoritetet trajtimin me kujdes, në mënyrë të drejtë e të pavarur të problematikës së lindur me subjektet nën këtë proces hetimor specifik.

Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elekronike (AECA) mirëpret çdo përpjekje institucionale për formalizimin dhe standartizimin e tregut, por gjykon se taktika të tilla sporadike me fushata agresive dhe denigruese nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, përkundrazi përkeqësojnë klimën e të bërit biznes në këtë sektor.

Në këtë frymë, kërkohet një përkushtim gradual dhe i vazhduar për përmirësimin e klimës së biznesit si një nga format më efektive për luftën kundër evazionit fiskal. Ne besojmë se kjo është e vetmja rrugë për progress afatgjatë, dhe nëse shoqërohet edhe me sensibilizim dhe edukim të konsmatorit, efekti do të ishte edhe më i shpejtë.

Shoqata AECA është hapur për të bashkëpunuar me çdo institucion shtetëror për këtë problem dhe mbetemi në pritje të krijimit të Grupit të Punës nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zhvillimin më tej të sektorit të shitjeve online në Shqipëri.

Details

Date:
Apr 12, 2022
Event Category: