Skip to content Skip to footer
Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

AECA merr pjesë në workshopin rajonal të Shoqatave të E-Commerce në Rajonin e CEFTA-s të organizuar nga GIZ-ORF/FT në 20-21 Prill 2022 në Beograd, Serbi

Apr 20, 2022-Apr 21, 2022

Në datat 20-21 Prill 2022, Shoqata Shqiptare për Tregtinë Elektronike (AECA) mori pjesë në workshopin rajonal me Shoqatat e E-Commerce ne Rajonin e CEFTA-s të organizuar nga GIZ-ORF/FT në Beograd, Serbi. Në këtë takim të rëndësishëm, GIZ-ORF/FT shpalosi para grupeve të interesit në rajon të gjithë objektivat dhe projektet që ka vendosur të mbështesë në sektorin e e-commerce në rajon në vitet që vijojnë.

Në këtë workshop u bë një pasqyrim i detajuar i gjendjes dhe zhvillimit të shoqatave të e-commerce në rajon si dhe u diskutua mbi mundësitë për bashkëpunim rajonal mes tyre me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të rëndësisë dhe të ardhmes premtuese që ka ky sektor për zhvillimin e ekonomive të rajonit të CEFTA-s (vendet e Ballkanit Perëndimor + Moldavia). Më konkretisht angazhimi i GIZ-ORF/FT në rajonin e Ballkanit sa i përket tregtisë online do të fokusohet kryesisht drejt:

  • Forcimit të Dialogut Publik-Privat (PPD) nëpërmjet shoqatave të e-commerce dhe institucioneve publike të secilit vend,
  • Krijimit të i një Marke Besimi (Trust Mark) në nivel shteti dhe në nivel rajonal, me qëllim formalizimin sa më shumë të sektorit e-commerce dhe rritjen e besimit tek konsumatorët,
  • Krijimit të raporteve periodike të të dhënave statistikore dhe analizimit të tyre në sektorin e tregtisë online në nivel shteti dhe në nivel rajonal,
  • Krijimit të një organizmi rajonal mbi bazë vullnetare (aleancë e shoqatave të e-commerce) me qëllim koordinimin e zhvillimit më të njëjtin ritëm të këtij sektori në nivel rajonal,
  • Krijimin e një sekretariati zbatues për të ndjekur dhe koordinuar axhendën e GIZ për sektorin e e-commerce në nivel rajonal.

Shoqatat e e-commerce pjesëmarrje në workshop treguan interesin e tyre për mbështetjen që ka dhënë dhe që planifikon të japë GIZ-ORF/FT në sektorin tregtisë elektronike në rajon. Gjithashtu, me komentet e tyre konstruktive dhe ndarjen e eksperiencave, shoqatat e e-commerce kontribuan në mënyrë mjaft aktive në përmirësimin e projekteve të GIZ-ORF/FT për këtë sektor.

Details

Start:
Apr 20, 2022
End:
Apr 21, 2022
Event Category: