- This event has passed.
GIZ mbështet AECA dhe Ministrinë e Financave e Ekonomisë për përmirësimin e klimës së biznesit në sektorin e tregtisë elektronike

Punohet për një Plan Veprimi të detajuar që do të nxisë në mënyrë efikase zhvillimin e ecommerce në Shqipëri
(Shkup, 15 qershor 2022) Si pjesë e aktiviteteve të organizuara gjatë eventit të lancimit të projektit të ri të GIZ, EU4Business: Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal, grupet e interesit realizuan një sërë takimesh në nivel teknik me qëllim koordinimin e punës për zhvillimin sa më të shpejtë të sektorit të tregtisë elektronike në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Pjesë e këtyrë takimeve ishin edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Republikës së Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA), të cilat bashkëpunojnë ngushtë me mbështetjen e GIZ në kudër të komponentit të përmirësimit të Dialogut Publik-Privat (PPD).





Në këto takime në nivel teknik MFE, GIZ dhe AECA diskutuan në detaje në lidhje me komentet dhe sugjerimet që ka komuniteti i biznesit të ecommercit për Raportin e Monitorimit të Plan Veprimit të Tregtisë Elektronike që ka draftuar Ministria. U dikutua gjithashtu për një pjesëmarrje më aktive dhe të drejtpërdrejtë të shoqatës AECA në grupin e punës, i cili po merret me draftimin final të Plan Veprimit, duke u përpjekur për ta bërë këtë dokument sa më realist dhe efikas në drejtim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes në sektorin e tregtisë elektronike në Shqipëri.
