Skip to content Skip to footer
Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

AECA mbështet AIDA dhe BERZH për trajnimin e NMV-ve në fushën e tregtisë elektronike

Jun 24, 2022

(Tiranë, 24 qershor 2022) Shoqata e TIK (AITA), në bashkëpunim me BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla dhe me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), me financim të Norvegjisë si pjesë e EBRD Small Business Impact Fund, kanë filluar organizimin e një cikli trajnimesh në fushën e “Tregtisë Elektronike” në të cilat do të kenë mundësinë të rrisin kapacitetet e tyre shumë Ndërmarrje të VOGLA dhe të mesme (NVM) të përzgjedhura në bazë të një procesi aplikimi. Kompanitë që janë pranuar në trajnim plotësonin disa kritere të cilat lidhen me industrinë, numrin e punonjësve si dhe planet në lidhje me dixhitalizimin dhe tregtinë elektronike.

Ky cikël trajnimesh ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të NVM-ve mbi përfitimet e përdorimit të tregtisë elektronike në biznes. Sesionet e trajnimeve do të zhvillohen Online gjatë periudhës Qershor – Korrik 2022.

I ftuar në sesionin e radhës ishte edhe z. Artan Gjergji, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike (AECA), i cili i njohu të pranishmit me përpjekjen e vazhdueshme të disa aktorëve seriozë në tregun vendas për të themeluar këtë orhganizëm që përfaqëson interesa e biznesit. AECA është krijuar për të nxitur zhvillimin e sektorit të e-commerce në vend, nëpërmjet bashkimit të zërit të komunitetit të biznesit dhe krijimit të besimit tek konsumatorët, duke tërhequr këtë industri drejt formalizimit. Z. Gjergji informoi të pranishmit në trajnim në lidhje me punën intesive të bërë nga shoqata AECA në bashkëpunim me donatorët dhe institucionet publike për të hartuar një Plan Veprimi për Tregtinë Elektronike në vend, si një gur i rëndësishëm themeli për zhvillimin e këtij sektori në Shqipëri.

Details

Date:
Jun 24, 2022
Event Category: