Skip to content Skip to footer
Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

AECA merr pjesë në konferencën rajonale “Tregtia Elektronike” të organizuar nga forumi i Dhomave të tregitsë Ballkani Perëndimor 6 dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë e Industrisë Shqipëri (UCCIAL)

Mar 28, 2022

Sot në eventin e organizuar nga Western Balkans 6 Chamber Forum dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë e industrisë shqipëri (UCCIAL) në kuader të Projektit “Mbështetje për WB6” u prezantua për herë të parë në një event ndërkombëtar edhe Albanian E-Commerce Albania (AECA) në Shqipëri.

Në këtë takim ku merrni pjesë institucione dhe Qeveritare në vend e rajon si dhe partnerë të rëndësishëm si Dhomat e Tregtisë, Sekretariati i CEFTAs etj, u bë një përmbledhje e nismave më të rëndëisshme rajonale për nxitjen e tregtisë online dhe zhvillimin e sektorit të E-Commerce.

Në fjalën e tij. Kryetari i AECA, z. Valeri PINDERI, theksoi faktin që zhvillimi i teknologjise e informacionit dhe plotësimi i infrastrukturës së internetit sot na ofron janë të mëdha, rreth të cilave duhet të bashkohemi të gjithë për t’i shfrytëzuar në mënyrë sa më efikase dhe gjithëprfshirëse. Ai u bëri thirje të gjithë pjesmarrësve të bashkohemi për të shfrytëzuar këtë oportinuetet që interneti i ka dhënë Shqipërisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor (WB6) duke e përdorur sa më gjerësisht në industrinë e tregtisë elektronike.

Më tej, z. Pinderi i njohu të pranishmit në takim me identitetin e shoqatës më të re në vend e në rajon “Albanian E-Commerce Association” (AECA) dhe punën që po bëhet për përfshirjen e saj sa më shpejt në nismat lokale e rajonale nën shembullin e homologeve të saj në rajon. Anëtarët e AECA janë bashkuar tashmë për:

  1. Për të rritur kapacitetet e kompanive në sektorin e e-commerce,
  2. Për të bashkëvepruar me institucionet shtetërore në përmirësimin e ekosistemit të tregtisë elektronike.
  3. Për të rritur besimin dhe sigurinë e konsumatorit tek blerjet online dhe aktorët e tregut,
  4. Për të rritur kapacitetet e të rinjëve në fushat e ndryshme që ky sektor ofron për punësim.
  5. Për të rritur mundësitë e kompanive Shqiptare për të dale përtej kufijve tona dhe për të rritur shitjet Cross Border të kompanive Shqiptare të shitjeve online.

Në fund të fjalës së tij, Kryetari i AECA falenderoi organizuesit për ftesën e bërë dhe ftoi të gjithë kompanitë në sektorin e tregtisë elektronike të bashkohen në Shoqatën AECA.

Details

Date:
Mar 28, 2022
Event Category: