Skip to content Skip to footer

Intex Courrier

Kejvi Sulaj
Anëtar i Bordit Drejtues

Kejvi Sulaj eshte anetar i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Online (AECA) që nga Marsi 2022 për një mandat dy vjecar.

Sulaj është diplomuar në degën Menaxhim Biznes në Universitetin Europian të Tiranës në vitin 2018 dhe ka njohuri të gjera në Menaxhimin e Burimeve Njerezore dhe Menaxhimin Financiar të përfituara nga pervoja në biznes dhe nga formimi akademik.

Në vitin 2016, Z. Sulaj bashkthemelon rrjetin Redline Electronics në fushën e Retail për produktet elektronike dhe ka drejtuar këtë kompani që prej fillimit. Redline Electronics ka sot 5 pika fizike shitjesh dhe operon online që prej themelimit të saj.

Në vitin 2019, Z. Sulaj së bashku me bashkëpuntorët e tij themelon kompaninë Intex Courier në fushën e shërbimeve postare dhe menaxhon sektorin e burimeve njerezore duke e renditur këtë kompani ndër kompanitë më të vlerësuara në fushën e saj për sa i përket kushteve të punës, harmonisë në vendin e punës dhe trajtimitë të konsumatorit para dhe pas shitjes. Që prej themelimit të saj, kompania ka si qëllim ofrimin e një shërbimi elitar duke ofruar kushtet më të përshtatshme për bizneset online të e-commerce në Shqipëri.

Contact Form