Skip to content Skip to footer
Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

AECA zhvillon Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve

Jun 8, 2022 @ 6:00 pm-7:30 pm

AECA zhvillon Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve

Në datën 08.06.2022 u zhvillua mbledhja e II-të e Asamblesë së Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike (AECA), me pjesmarrjen e më shume se 25 Anëtarëve të saj.

 Alfa Courier Services; BalkMall; Vlera Al; Intex Courier; Rubicon/Pago; Easy Albania; Paysera Albania; Studio Moderna Albania; Vigan Group; Aladini Trade Partner; IuteCredit sha; AlbaGame; Infiniti Office; Klaudio Fashion; Big Media Expert; Tok Digital Agency; Park Studios; Posta Shqiptare; ABSL Albania; ASK Digital;  

Ky takim u zhvillua në ambientet e Postës Shqiptare, gjithashtu në proces anëtarësimi, e cila u përfaqësua nga zj. Anisa Kaltanji, Drejtoreshë Ekzekutive e Postës Shqiptare si dhe me prezencën e dy ekspertëve nga Turqia për tregtinë online.

Kryetari z. Pinderi i Shoqatës AECA dhe në vijim Sekretari i Përgjithshëm i saj, z. Gjergji informuan anëtarët mbi punën e bërë për konsolidimin institucional të Shoqatës AECA. Gjithashtu, një vend i vecantë iu dha informacionit në lidhje me punën e madhe të bërë në bashkëpunim me donatorët (GIZ, USAID, Risi Albania, Swiss Contact etj.) dhe bashkëpunëtorë të tjerë në lidhje me hapat që duhen ndërmarrë për përmirësimin e ekosistemit të tregtisë elektronike në vend si dhe qasjen përkundrejt Institucioneve Shtetërore.

Një hapësirë të rëndësishme në Axhendën e takimit kishte gjithashtu diskutimi dhe adresimi i kërkesave dhe problematikave nga Anëtarët e Shoqatës AECA, si disa prej aktorëve më të rëndësishëm në industrinë e-commerce në vendin tonë, lidhur me sektorë të ndryshëm të tregtisë elektronike. Importimi i produkteve dhe vështirësitë që hasen, taksimi i profesioneve të lira, kostot e panjohura të marketingut digital etj ishin temat kryesore për të cilat u diskutua.

Kjo mbledhje do të pasohet nga eventi i madh i hapjes që do të organizohet nga AECA me datë 30.06.2022.

@Posta Shqiptare

@ABSL Albania

@Vigan Group

Details

Date:
Jun 8, 2022
Time:
6:00 pm-7:30 pm
Event Category:

Organizer

Albanian E-Commerce Association (AECA)
Phone
+355 67 6033151
Email
info@aeca.al
View Organizer Website