Skip to content Skip to footer

5 HISTORI SUKSESI NË ECOMMERCE PËR CDO VEND TË BALLKANIT PERËNDIMOR – 2022

Në takimin e sotëm të zhvilluar mes shoqatave të #ecommerce në rajonin e #BallkanitPerëndimor dhe #CEFTA në kuadër të projektit rajonal #ecommerce4all të mbështetur financiarisht nga GIZ dhe Ministria Gjermane për Bashkëpunim e Zhvillim, u bënë prezantimet e 5 historive të suksesit në fushën e tregtisë elektronike për bizneset e secilin nga vendet pjesëmarrëse Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnia-Herzegovina dhe Moldavia.

Kriteret e përzgjedhjes së këtyre bizneseve u bënë nga shoqatat e vendeve përkatëse bazuar në udhëzimet e paravendozura nga organizatorët, të cilat konsistonin në këto kritere:

  • Biznesi duhet të jetë një ecommerce i mirëfilltë,
  • Biznesi duhet të jetë i ndryshëm nga subjektet e zgjedhura në vitin 2021,
  • Biznesi duhet të jetë parimisht me kapital vendas dhe me produkte lokale,
  • Biznesi duhet të jetë anetar i shoqatës vendase për ecommerce dhe kontribues aktiv për zhvillimin e saj,

Shqipëria u përfaqësua në këtë aktivitet me 5 subjekte anëtare të shoqatës AECA, të cilat plotësojnë këto kritere si dhe kanë një përfaqësim sa më gjithëpërfshirës të anëtarësisë: #RubikonPago, #Bukinist, #GjejeVetë, #Albagame dhe #Supermart.

Pas prezantimeve që bëri cdo vend, u kalua në procesin e votimit, ku të gjithë vendet pjesëmarrëse votonin për 5 kompanitë e prezantuara, ndërkohë që vendi prezantues nuk përfshihej në votim për të shmangur konfliktin e interesit. Në fund të këtij prezantimi të bërë nga AECA për 5 historitë e suksesit në ecommerce për vitin 2022, pjesëmarrësit e shoqatave të tjera përzgjodhën Albagame si kompaninë fituese.

Sipas kritereve të projektit, kompania e përzgjedhur si fituese për secilin vend do të prezantohet në portalin rajonal #ecommerce4all me një video disa minutëshe, ndërkohë që 4 kompanitë e tjera do të përfaqësohen me një intervistë të detajuar me pyetje standarde.

Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e bizneseve premtuese ecommerce në rajonin e Ballkani Perëndimor dhe vendet e CEFTA me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e këtij sektori me hapa të shpejtë.

Leave a comment