HISTORIKU i TRUSTMARK
Që prej themelimit në vitin 2022, Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronik (AECA) është përpjekur të adresojë problemet kryesore që ka industria e shitjeve online në vend. Një ndër problematikat më të mëdha që ka ky sektor në Shqipëri është informaliteti sepse:
krijon një konkurrencë të pandershme mes operatorëve të tregut,
ndikon negativisht në reduktimin e të ardhurave tatimore në buxhetin e shtetit dhe
dëmton besimin e konsumatorëve tek blerjet online, pasi subjektet informale në pjesën më të madhe të rasteve abuzojnë më konsumatorët.
Mbështetja e Donatorëve
Të gjendur përballë informalitetit që “gëlon” kryesisht në rrjetet sociale, AECA me mbështetjen e donatorëve të rëndësishëm si GIZ apo HELVETAS është përpjekur që të identifikojë praktikat më të mira ndërkombëtare për reduktimin e këtij fenomeni.
Filozofia që ndjek AECA, nuk është që t’i shpallë luftë informalitetit, por të sensibilizojë operatorët e shumtë të shitjeve online që të orientohen nga errësira e informalitetit në dritën e seriozitetit dhe një marrëdhënieje korrekte e afatgjatë me konsumatorët.
Me mbështetjen financiare të GIZ në nivel rajonal, AECA ka sjellë praktikën e suksesshme të një instrumenti që quhet “Trustmark” dhe që është thjesht një vulë besimi, një indikator që jep sinjale dhe tregon një nivel të konsiderueshëm garancie për konsumatorin.
E ngjashme me yjet e hoteleve, edhe trustmark është një indikator në sytë e konsumatorëve që tregon se faqja e internetit ku po blejnë zbaton me rigorozitet praktikat më të mira të tregtisë online dhe të mbrojtjes së konsumatorit. Ky indikator përbën një element mjaft të rëndësishëm ndihmues për konsumatorin për të orientuar sjelljen e tij drejt blerjeve vetëm në faqet e internetit apo në bizneset që janë në zotërim të kësaj Vule Digjitale Besimi.
Dëshironi të pajiseni me Vulën Digjitale TRUSTMARK?
Trustmark
Është një atribut i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike (AECA). Të gjithë ata që do plotësojnë kriteret dhe standardet e caktuara, do të pajisen nga AECA me këtë trusmark, dhe mund ta publikojnë atë si një “logo” apo “badge” në faqet e tyre zyrtare të internetit. Vula Digjitale Trustmark ka elementët e mjaftueshëm të sigurisë dhe do të jetë pothuajse e pamundur të fallsifikohet apo të abuzohet me të.
Trustmark do të emetohet në bashkëpunim me partnerin tonë Trustmark.al pjesë e kompanisë Wolf & Shark Shpk (www.wolfandshark.com) , agjensi e specializuar ne Marketing Digjital dhe SEO dhe me çertifikate ISO 9001 që çertifikon proçeset e punës per lëshimin e Trustmark.
Përfitimet
Përdorimi në masë dhe me rigorozitet i Trustmark do të ndihmojë bizneset online serioze që të bëjnë diferencën ndaj subjekteve të tjera që operojnë në informalitet, dhe do t’u japë atyre mundësinë që të distancohen nga abuzimet e mashtrimet që bëhen në treg. Ky element do të rrisë ndjeshëm besueshmërinë e qytetarëve dhe konsumatorëve drejt faqeve të internetit që shesin online dhe që kanë të publikuara Vulën Digjitale të Besimit, pasi aty do të ndihen më të mbrojtur nga abuzimet e mundshme.
Bizneset dhe tregtarët online që zotërojnë dhe kanë të publikuar në faqet e tyre të internetit një Vulë Digjitale Trustmark kanë disa avantazhe kyçe në tregun ndërkombëtar:
Rritja e Besimit të Konsumatorëve
Dallimi nga Konkurrenca
Përmirësimi i Imazhit të Markës
Akses më i Mirë në Tregjet Ndërkombëtare
Ulja e Rrezikut të Kthimeve dhe Ankesave
Përmirësimi i Konvertimit dhe Besnikërisë së Klientit
Sepse është më e sigurtë
Sepse është e pa-kopjueshme
Sepe emetohet lehësisht nga AECA
Dëshironi të pajiseni me Vulën Digjitale TRUSTMARK?
KRITERET E PAJISJES ME TRUSTMARK
6 fusha dhe 16 kritere
Informacioni në lidhje me Identitetin e Tregtarit Online
Transparenca dhe Infromacioni në lidhje me Produktet/Shërbimet e Tregtuara Online
Informacioni në lidhje me Shpërndarjen dhe Mënyrat e Pagesës
Heqja dorë e Klientit nga Transaksioni dhe Anullimi i Porosisë
Politikat e Sigurisë, Privacisë dhe Mbrojtjes së të Dhënave
Kodi i Etikës së Tregtarit Online
Dëshironi të pajiseni me Vulën Digjitale TRUSTMARK?
PROCESI I PAJISJES ME TRUSTMARK
Faqes së internetit të dedikuar
Emailit të posacëm
Me shkresë zyrtare.
Pagesa bëhet nga Aplikanti në mënyrën e përcaktuar nga AECA
Pagesa bëhet nga aplikanti në formë elektronike (xhirim mes llogarive)
Cilido qoftë rezultati i testimit, AECA nuk e rimburson pagesën.
Kostoja

Dëshironi të pajiseni me Vulën Digjitale TRUSTMARK?
Pasi realizon pagesën, biznesi plotëson zyrtarisht formularin e vetëdeklarimit në lidhje me zotërimin ose jo të 16 kriterve që kërkohen nga AECA për pajisjen me Vulën Digjitale të Besimit të Konsumatorëve Trustmark.
Në mënyrë që të jetë një proces sa më transparent, si dhe për t’i ardhur sa më shumë në ndihmë bizneseve, AECA u jep mundësinë Aplikantëve që të testojnë paraprakisht veten nëse i plotësojnë apo jo kriteret. Kështu biznesi mëson konkretisht jo vetëm kriteret, por mëson paraprakisht edhe nivelin e plotësimit të tyre duke i ndihmuar që të përmirësojnë situatën para se të bëjnë aplikimin zyrtar duke paguar koston dhe plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit.
30 ditë pune nga momenti i pagesës së kostos nga aplikanti
AECA mund ta përfundojë këtë proces edhe në një kohë më të shkurtër
Vula Digjitale Trustmark ka një vlefshmëri 1 vjeçare
Vlefshmëria fillon në ditën e emetimit të Vulës Trastmark dhe mbaron pas 365 ditësh
Bizneset që nuk kanë rinovuar vulën digjitale Trustmark apo që për shkak të konstatimit të shkeljeve, AECA ua ka hequr këtë të drejtë, kanë të drejtë të ri-aplikojnë për pajisjen me Trustmark në cdo moment që e konsiderojnë të arsyeshme se janë të gatshëm dhe plotësojnë kriteret. Procesi i ri-aplikimit konsiderohet si Çertifikim për herë të 1-rë.
Dëshironi të pajiseni me Vulën Digjitale TRUSTMARK?
AUDITIMI I TRUSTMARK
1 Herë në Vit
Testimi periodik dhe ri-novimi 1 herë në vit është procesi normal, pasi vlefshmëria e vulës digjitale Trustmark është 1 vjeçare. Çdo herë kjo bëhet na AECA 10 ditë para skandencës së vulës së mëparshme.
Çdo 6 Muaj
Testimi në heshtje (pa dijeninë e biznesit) është një testim në kampion që kryhet nga AECA apo për të monitoruar nëse ka ndryshuar diçka dhe biznesi nuk i plotëson të gjitha kriteret edhe pse është pajisur më parë me Trustmark.
Rast pas Rasti
Në rast se ka të paktën 3 ankimime nga konsumatorët brenda një periudhe 30 ditore, AECA realizon një Auditim të menjëhershëm.
KODI I ETIKËS / SJELLJES
Kodi i Etikës/Sjelljes së një biznesi është një përmbledhje parimesh që synojnë të udhëzojnë profesionistët të veprojnë në një mënyrë që përputhet me vlerat e kompanisë dhe është e dobishme për të gjithë aktorët e përfshirë. Në parim, kodet e etikës/sjelljes së biznesit veprojnë si udhëzime për punonjësit, palët e interesuara dhe klientët, në mënyrë që ata të dinë se çfarë të presin nga një biznes dhe punonjësit e tij.
Duke krijuar një kod etike/sjelljeje të biznesit, ju ndihmoni punonjësit tuaj të krijojnë një mjedis pune të respektueshëm dhe të ndershëm. Ky dokument përmban udhëzime për stafin, si dhe siguri e mbrojtje për klientët, investitorët, furnitorët, partnerët dhe madje edhe konkurrentët në lidhje me integritetin e biznesi tuaj.
Shumë vende e kanë të detyruar me ligj që biznesi të miratojë kode etike/sjellje për sektorë apo specifika të caktuara (p.sh. kompanitë shtetërore apo kompanitë e listuara në bursë) me qëllim krijimin e sigurisë që profesionistët të ofrojnë shërbime të sigurta dhe morale. Vende të tjera nuk kanë detyrime të tilla dhe ia kanë lënë krejtësisht në vullnetin e lirë biznesit që të aplikojë ose jo standarde të tilla.
Në Shqipëri ende nuk ka një detyrim të tillë ligjor, por duke qenë se shumë kritere të përfshira në legjislacionin tonë që mbulon sektorin për tregtinë elektronike dhe mbrojtjen e konsumatorit apo mbrojtjen e të dhënave janë pjesë direkte apo indirekte e Kodit të Etikës/Sjelljes së biznesit, AECA e ka përfshirë në procedurën e pajisjes me Vulën Digjitale Trustmark thjesht detyrimin për vetëdeklarim nga biznesi që pranon përpjekjet më të mira për të mundësuar zbatuesmërinë e Kodit të Etikës/Sjelljes së biznesit të sugjeruar nga AECA në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Përgjegjësia për zbatimin e plotë ose të pjesshëm apo për mungesën e zbatimit të Kodit të Etikës/Sjelljes i takon krejtësisht biznesit. As AECA e as partnerët e saj të përfshirë në procesin e çertifikimit me Vulën Digjitale Trustmark, nuk mbajnë përgjegjësi për vetëdeklarimin e biznesit në lidhje me këtë çështje.