BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//AECA - Albanian E-Commerce Association - ECPv6.15.19//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-ORIGINAL-URL:https://aeca.al
X-WR-CALDESC:Events for AECA - Albanian E-Commerce Association
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-Robots-Tag:noindex
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:UTC
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0000
TZOFFSETTO:+0000
TZNAME:UTC
DTSTART:20210101T000000
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220412
DTEND;VALUE=DATE:20220413
DTSTAMP:20260408T044807
CREATED:20220510T000000Z
LAST-MODIFIED:20220510T102808Z
UID:19451-1649721600-1649807999@aeca.al
SUMMARY:Në lidhje me arrestimin e disa subjekteve të Shitjeve Online
DESCRIPTION:DEKLARATË PËR SHTYP \nShoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (Albanian E-Commerce Association – AECA) nisi si një iniciativë private e disa prej aktorëve më të rëndësishëm në industrinë e-commerce në vendin tonë. E krijuar si clustër i një aktori të rëndësishëm rajonal si ABSL Albania\, AECA gjeti mbështetjen edhe të donatorëvë dhe institucioneve publike si Ministria e Financave dhe Ekonomisë. \nShoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA) u informua nga media në lidhje me aksionin e organeve ligjzbatuese për arrestimin e disa subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tregtisë online. \nMe anë të kësaj deklarate për shtyp shoqata AECA konfirmon vullnetin e saj për mbrojtjen e interesave të bizneseve formale që ushtrojnë aktivitetin në industrinë e-commerce\, në përputhje me kuadrin ligjor e rregullativ. Pikërisht\, kjo ka qënë një ndër arsyet e krijimit të shoqatës në fillim të këtij viti\, në mënyrë që të kishim një zë të unifkuar në mardhënie me organet shtetërore me qëllim përmirësimin e ambjentit të të bërit biznes në tregtinë online në Shqipëri. \nFormalizimi i bizneseve në këtë industri është një nga fokuset kryesore të aktivitetit të shoqatës AECA dhe këtë e kemi treguar me veprimin tonë të parë që është kërkesa për ndërtimin e urës së komunikimit dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për ndërtimin e një Grupi Pune që do të institucionalizojë mardhënien mes sektorit privat dhe Shtetit. \nMe shqetësim konstatojmë se tregu aktualisht ka probleme të shumta dhe po i krijon vështirësi bizneseve që duan të operojnë në këtë industri. Megjithatë kjo problematikë është komplekse duke përfshirë shumë hallka nga baza rregullative e tatimeve dhe doganave\, tek proçesi kompleks i fiskalizimit dhe implementimi i tij në terren. Tregtia online është hallka e fundit e proçesit të shitjes së produktit dhe problematikat në informalitet vijnë të mbartura nga të gjitha hallkat paraardhëse. Për këtë arsye presim nga autoritetet trajtimin me kujdes\, në mënyrë të drejtë e të pavarur të problematikës së lindur me subjektet nën këtë proces hetimor specifik. \nShoqata Shqiptare e Tregtisë Elekronike (AECA) mirëpret çdo përpjekje institucionale për formalizimin dhe standartizimin e tregut\, por gjykon se taktika të tilla sporadike me fushata agresive dhe denigruese nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit\, përkundrazi përkeqësojnë klimën e të bërit biznes në këtë sektor. \nNë këtë frymë\, kërkohet një përkushtim gradual dhe i vazhduar për përmirësimin e klimës së biznesit si një nga format më efektive për luftën kundër evazionit fiskal. Ne besojmë se kjo është e vetmja rrugë për progress afatgjatë\, dhe nëse shoqërohet edhe me sensibilizim dhe edukim të konsmatorit\, efekti do të ishte edhe më i shpejtë. \nShoqata AECA është hapur për të bashkëpunuar me çdo institucion shtetëror për këtë problem dhe mbetemi në pritje të krijimit të Grupit të Punës nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zhvillimin më tej të sektorit të shitjeve online në Shqipëri.
URL:https://aeca.al/event/ne-lidhje-me-arrestimin-e-disa-subjekteve-te-shitjeve-online/
CATEGORIES:Njoftime për Shtyp
ATTACH;FMTTYPE=image/webp:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/05/Ecommerce-Security-1.webp
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220407
DTEND;VALUE=DATE:20220409
DTSTAMP:20260408T044807
CREATED:20220510T000033Z
LAST-MODIFIED:20220510T102857Z
UID:19420-1649289600-1649462399@aeca.al
SUMMARY:AECA merr pjesë në konferencën rajonale “Skillsfor Future Jobs” të organizuar në 7-8 Prill 2022 në Republikën e Maqedonisë së Veriut
DESCRIPTION:Konferenca rajonale “Skills for Future Jobs” përfaqëson një platformë për ekspertët që të angazhohen në dialog të hapur dhe të ndajnë praktikat e mira se si të lidhin aftësitë me punët e ardhshme. \nKonferenca e mbajtur në Shkup më 7-8 Prill 2022 u organizua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut dhe Oda Ekonomike me mbështetjen Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. \nDuke synuar përfaqësues të nivelit të lartë të qeverisë\, politikëbërës\, përfaqësues të sektorit të arsimit\, përfaqësues të sektorit privat\, ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP)\, organizatave rinore dhe specialistëve të bashkëpunimit zhvillimor që punojnë në AAP dhe punësimin e të rinjve\, konferenca synonte të nxirrte mendime\, konsiderata dhe argumente se ku është arsimi sistemet nga rajoni duhet të fokusohen në të ardhmen. \nNë këtë event të rëndësishëm ku morën pjesë edhe përfaqësues të Bordit Drejtues të Albanian E-Commerce Associaton (AECA)\, folësit në panel ishin nga ekspertë të lartë nga qeveritë\, sektori privat\, akademia dhe shoqëria civile në rajonin e Ballkanit Perëndimor\, si dhe nga Zvicra dhe BE\, të cilët prezantuan gjetjet më të fundit të kërkimit dhe ndanë përvojat praktike. \nAftësitë e ardhshme profesionale\, punësimi i të rinjve dhe mundësitë e sipërmarrjes janë temat nën të cilat ekspertë të shumtë vendas dhe ndërkombëtarë dhanë të dhëna dhe shfaqënn tendencat e ardhshme\, të gjitha bazuar në nevojat dhe parashikimet e tregut të punës.
URL:https://aeca.al/event/aeca-merr-pjese-ne-konferencen-rajonale-skillsfor-future-jobs-te-organizuar-ne-7-8-prill-2022-ne-republiken-e-maqedonise-se-veriut/
CATEGORIES:Lajme
ATTACH;FMTTYPE=image/webp:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/05/2677210.webp
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220328
DTEND;VALUE=DATE:20220329
DTSTAMP:20260408T044807
CREATED:20220510T000005Z
LAST-MODIFIED:20220510T102903Z
UID:19424-1648425600-1648511999@aeca.al
SUMMARY:AECA merr pjesë në konferencën rajonale “Tregtia Elektronike” të organizuar nga forumi i Dhomave të tregitsë Ballkani Perëndimor 6 dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë e Industrisë Shqipëri (UCCIAL)
DESCRIPTION:Sot në eventin e organizuar nga Western Balkans 6 Chamber Forum dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë e industrisë shqipëri (UCCIAL) në kuader të Projektit “Mbështetje për WB6” u prezantua për herë të parë në një event ndërkombëtar edhe Albanian E-Commerce Albania (AECA) në Shqipëri. \nNë këtë takim ku merrni pjesë institucione dhe Qeveritare në vend e rajon si dhe partnerë të rëndësishëm si Dhomat e Tregtisë\, Sekretariati i CEFTAs etj\, u bë një përmbledhje e nismave më të rëndëisshme rajonale për nxitjen e tregtisë online dhe zhvillimin e sektorit të E-Commerce. \nNë fjalën e tij. Kryetari i AECA\, z. Valeri PINDERI\, theksoi faktin që zhvillimi i teknologjise e informacionit dhe plotësimi i infrastrukturës së internetit sot na ofron janë të mëdha\, rreth të cilave duhet të bashkohemi të gjithë për t’i shfrytëzuar në mënyrë sa më efikase dhe gjithëprfshirëse. Ai u bëri thirje të gjithë pjesmarrësve të bashkohemi për të shfrytëzuar këtë oportinuetet që interneti i ka dhënë Shqipërisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor (WB6) duke e përdorur sa më gjerësisht në industrinë e tregtisë elektronike. \nMë tej\, z. Pinderi i njohu të pranishmit në takim me identitetin e shoqatës më të re në vend e në rajon “Albanian E-Commerce Association” (AECA) dhe punën që po bëhet për përfshirjen e saj sa më shpejt në nismat lokale e rajonale nën shembullin e homologeve të saj në rajon. Anëtarët e AECA janë bashkuar tashmë për: \n\nPër të rritur kapacitetet e kompanive në sektorin e e-commerce\,\nPër të bashkëvepruar me institucionet shtetërore në përmirësimin e ekosistemit të tregtisë elektronike.\nPër të rritur besimin dhe sigurinë e konsumatorit tek blerjet online dhe aktorët e tregut\,\nPër të rritur kapacitetet e të rinjëve në fushat e ndryshme që ky sektor ofron për punësim.\nPër të rritur mundësitë e kompanive Shqiptare për të dale përtej kufijve tona dhe për të rritur shitjet Cross Border të kompanive Shqiptare të shitjeve online.\n\nNë fund të fjalës së tij\, Kryetari i AECA falenderoi organizuesit për ftesën e bërë dhe ftoi të gjithë kompanitë në sektorin e tregtisë elektronike të bashkohen në Shoqatën AECA.
URL:https://aeca.al/event/aeca-merr-pjese-ne-konferencen-rajonale-tregtia-elektronike-te-organizuar-nga-forumi-i-dhomave-te-tregitse-ballkani-perendimor-6-dhe-bashkimi-i-dhomave-te-tregtise-e-industrise-shqip/
CATEGORIES:Lajme
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/05/0x0.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR