BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//AECA - Albanian E-Commerce Association - ECPv6.15.19//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:AECA - Albanian E-Commerce Association
X-ORIGINAL-URL:https://aeca.al
X-WR-CALDESC:Events for AECA - Albanian E-Commerce Association
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-Robots-Tag:noindex
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:UTC
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0000
TZOFFSETTO:+0000
TZNAME:UTC
DTSTART:20210101T000000
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20250602
DTEND;VALUE=DATE:20250605
DTSTAMP:20260408T031109
CREATED:20250331T093049Z
LAST-MODIFIED:20250331T093049Z
UID:23502-1748822400-1749081599@aeca.al
SUMMARY:Shoptalk Europe 2-4 June 2025
DESCRIPTION:Shoptalk Europe will take place from 2-4 June 2025 at the iconic Fira Gran Via\, Barcelona. It is the ultimate gathering of Europe’s top retailers\, brands\, and innovators\, featuring: \n\n4\,500+ attendees\n\n\n1 in 3 C-suite executives\n\n\n1\,600+ retail and brand decision makers\n\n\n54% of participants representing retailers and brands with over $1B+ in annual revenue\n\n\n165+ visionary speakers\n\n\n25\,000+ facilitated meetings\n\n\nAttendees from 70+ countries\n\n\n73% of new retail and brand decision makers in 2024\n\nAt Shoptalk we have a unique privilege from having countless conversations with leaders from across the European retail industry every year. These conversations give us an unrivalled view to identify new meaningful trends\, future perspectives and funding flows\, so we can build an agenda for our Shoptalk community which truly defines how tomorrow’s consumers will shop\, discover and buy.
URL:https://aeca.al/event/shoptalk-europe-2-4-june-2025/
LOCATION:Fira Gran Via\, Barcelona\, Fira Gran Via\, Barcelona\, Barcelona\, Spain
CATEGORIES:Evente
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://aeca.al/wp-content/uploads/2025/03/Shoptalk-Europe-scaled.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC:20240603T000000
DTEND;TZID=UTC:20240605T000000
DTSTAMP:20260408T031109
CREATED:20231222T090901Z
LAST-MODIFIED:20231222T093804Z
UID:22263-1717372800-1717545600@aeca.al
SUMMARY:Shoptalk Europe
DESCRIPTION:
URL:https://aeca.al/event/shoptalk-europe/
LOCATION:Fira Gran Via\, Barcelona\, Fira Gran Via\, Barcelona\, Barcelona\, Spain
CATEGORIES:Evente
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220727
DTEND;VALUE=DATE:20220728
DTSTAMP:20260408T031109
CREATED:20220817T124246Z
LAST-MODIFIED:20220817T124738Z
UID:21874-1658880000-1658966399@aeca.al
SUMMARY:AECA zhvillon mbledhjen e III-të të Asamblesë së Anëtarëve
DESCRIPTION:AECA zhvillon mbledhjen e III-të të Asamblesë së Anëtarëve \nMe datë 27.07.2022 u mbajt mbledhja e tretë e Asamblesë së Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike AECA me pjesmarrjen e shumicës së anëtarëve.Diskutimet e kësaj mbledhje u fokusuan në ceshtje të rëndësishme të sektorit e-commerce si: organizimi dhe koordinimi i punës për pjesmarrjen në Grupin e Punes per hartimin e Planit të Veprimin të Tregtise Elektronike sipas Urdhërit nr. 190 datë 18.07.2022 të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë; projekti i cili do të realizohet me suportin e Risi Albania per krijimin e një produkti që do të ndihmojë në zgjidhjen e problematikave dhe zhvillimin e kapaciteteve të bizneseve ecommerce; trajnimet nga Anëtarët e Shoqatës per publikun dhe grupet e interesit; Çertifikata e Sigurisë (Trust Mark) si një mjet efikas për diferencimin e biznesit serioz dhe mbrojtjen e konsumatorit\, mënyrat e reduktimit të cash-it në ekonomi; marrëveshja e partneritetit me bankat\, institucionet financiare dhe kompanitë e telefonisë celulare për mbështetjen e aktiviteteve të AECA si dhe planet e Shoqatës AECA për vitin 2022. \nNë përfundim të mbledhjes nga pjesmarrësit u shpreh gatishmëria për të punuar së bashku për një klimë më të mire dhe të shëndetshme të biznesit e-commerce.
URL:https://aeca.al/event/aeca-zhvillon-mbledhjen-e-iii-te-te-asamblese-se-anetareve/
LOCATION:Barcelona
CATEGORIES:Evente
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/08/WhatsApp-Image-2022-08-01-at-9.36.55-AM-2.jpeg
ORGANIZER;CN="Albanian E-Commerce Association (AECA)":MAILTO:info@aeca.al
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220630
DTEND;VALUE=DATE:20220701
DTSTAMP:20260408T031110
CREATED:20220701T104000Z
LAST-MODIFIED:20220707T114254Z
UID:21287-1656547200-1656633599@aeca.al
SUMMARY:Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA) - Bizneset Ecommerce janë gati për Revolucionin Digjital në Shqipëri
DESCRIPTION:Bashkohet Tregu online prej mbi 110 Milion euro për të dhjetëfishuar tregun \nNë datën 30 Qershor ne ambjentet e Hotel Rogner u zhvillua eventi Level UP Your E-Commerce. Ky event i organizuar nga Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA)\, një institucion i krijuar rishtazi me iniciativën e bizneseve më serioze që operojnë në sektorin e e-commerce në vend\, prezanton bashkimin e parë të të gjithë operatorëve të tregut online në Shqipëri me synimin për të treguar çfarë do bëhet për të përmirësuar situatën e këtij sektori mjaft vibrant e premtues në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. \nNë këtë event u pasquruan të gjithë informacionet më të fundit në lidhje me tregtinë online dhe partnerët e shoqatës AECA u treguan operatoreve të kesaj industrie se si sektori do të jetë më mirë nëse bashkohet në një vend. Kreytari i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike\, z. Valer Pinderi\, njëherazi edhe një ndër përfqësuesit e një prej bizneseve ecommerce më serioze në Shqiperi\, informoi të pranishmit në lidhje me aktivitetet e shoqatës AECA dhe përfitimet që do të ketë cdo spërmarrës aktiv në tregtinë elektronike për t’u zhvilluar më shpejt në këtë drejtim. \n\n\n\n\nI ftuar në event\, zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë\, z. Besart Kadia hodhi dritë mbi planet dhe progresin që ministria në bashkëpunim të ngushtë edhe me shoqatën AECA ka bërë me tregtinë online në drejtim të ngritjes së një grupi pune specifik\, i cili do të përgatisë Plan Veprimin për Zhvillimin e Tregtisë Elektronike në Shqipëri. Gjithashtu\, z. Kadia evidentoi faktin se transformimi digjital është kryefjala e Qeverisë e cila ka bërë hapa të konsiderueshëm në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve publike\, duke hapur rrugën edhe për sektorin privat që të ndjekë me shpejtësi të njëjtin trend. Më tej\, Drejtuesi Rajonal i Komponentit (Component Leader) në Deutsche Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)\, z. Florian Brütting përgëzoi shoqatën AECA-n për fillimin e suksesshëm të saj dhe prezantoi projektin rajonal të GIZ-it për të përmirësuar kushtet për tregtinë online në rajonin e CEFTA-s. Projekti është financuar nga Komisioni Europian dhe Qeveria Gjermane si pjesë e aksionit Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal. Në kuadër të këtij projekti\, AECA mbështetet të punojë për krijimin e një baze të fortë për të gjitha sipërmarrjet që dëshirojnë të angazhohen në tregtinë elektronike në tregun rajonal. \nNë fjalën e tij\, z. Brütting theksoi: “Ne jemi shumë të lumtur që me shoqatën AECA\, GIZ ka një partner tjetër të fortë që ndihmon në formimin e mjedisit për tregtinë elektronike në rajon. Tashmë jemi duke bashkëpunuar me AECA që nga themelimi i saj në shkurt 2022 dhe jemi të impresionuar nga pasioni i tyre dhe kontributet e çmuara që dhanë në këtë periudhë të shkurtër kohore.”. \n\n\n\n\nNjë ndër folësit më të rëndësishëm të eventi ishte z. Enio Jaco\, Presidenti i AmCham dhe një ndër figurat publike përfaqësues i biznesit\, i cili është ndër mbështetesit kryesore të revolucionit digjital në ekonominë e vendit me një fokus të vecantë tek sektori privat. Gjithashtu\, z. Jaco vuri theksin tek rëndësia e përfaqësimit të biznesit dhe ndërtimi i urave bashkëpunuese të komunikimit me administratën publike nëpërmjet procesit të Dialogut Publik-Privat. \nNë fund\, u organizua një seksion i fokusuar tek disa histori ndërkombëtare suksesi ne ecommerce\, me z. Mërgim Cahani\, krijuesi i portalit rajonal të suksesshëm Gjirafa\, me znj. Lona Alia një shqiptare që ka mundur të marrë fonde nga akseleratori më i madh në botë Y Combinator i pozicionuar në Silicon Valley  dhe në fund Sharon Gai nga gjigandi nderkombetar Alibaba Group\, e cila tregoi mundësitë që ofron Drop Shipping dhe fabrika e botës Kina për shqiptarët që duan të tregëtojnë globalisht. \n\n\n\n\n\n\n\n\nPërgjatë eventit pati një interes të konsiderueshëm të bizneseve shqiptare që operojnë në fushën e tregtisë elektronike\, për t’u bëre pjesë e shoqatës AECA. Ndërsa në fund të eventit\, mes Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike (AECA) dhe Shoqatës Maqedonase të Tregtisë Elektronike (AECA) u nënshkrua një Memorandum Bashkepunimi (MoU)\, dokument ky mjaft i rëndësishëm për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucionet homologe në rajon dhe për të përfituar nga eksperienca e tyre me qëllim përmirësimin e shërbimeve per bizneset e tregtisë elektronike në Shqipëri. \nKëtu mund të gjeni informacion për shoqatën – www.aeca.al \nKurse këtu mund të gjeni informacion më tej për eventin – https://event.aeca.al
URL:https://aeca.al/event/shoqata-shqiptare-e-tregtise-elektronike-aeca-bizneset-ecommerce-jane-gati-per-revolucionin-digjital-ne-shqiperi/
LOCATION:Barcelona
CATEGORIES:Lajme
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/07/cover-image.jpg
ORGANIZER;CN="Albanian E-Commerce Association (AECA)":MAILTO:info@aeca.al
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220624
DTEND;VALUE=DATE:20220625
DTSTAMP:20260408T031110
CREATED:20220624T165935Z
LAST-MODIFIED:20220624T171436Z
UID:21197-1656028800-1656115199@aeca.al
SUMMARY:AECA mbështet AIDA dhe BERZH për trajnimin e NMV-ve në fushën e tregtisë elektronike
DESCRIPTION:(Tiranë\, 24 qershor 2022) Shoqata e TIK (AITA)\, në bashkëpunim me BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla dhe me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)\, me financim të Norvegjisë si pjesë e EBRD Small Business Impact Fund\, kanë filluar organizimin e një cikli trajnimesh në fushën e “Tregtisë Elektronike” në të cilat do të kenë mundësinë të rrisin kapacitetet e tyre shumë Ndërmarrje të VOGLA dhe të mesme (NVM) të përzgjedhura në bazë të një procesi aplikimi. Kompanitë që janë pranuar në trajnim plotësonin disa kritere të cilat lidhen me industrinë\, numrin e punonjësve si dhe planet në lidhje me dixhitalizimin dhe tregtinë elektronike. \nKy cikël trajnimesh ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të NVM-ve mbi përfitimet e përdorimit të tregtisë elektronike në biznes. Sesionet e trajnimeve do të zhvillohen Online gjatë periudhës Qershor – Korrik 2022. \n\n \nI ftuar në sesionin e radhës ishte edhe z. Artan Gjergji\, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike (AECA)\, i cili i njohu të pranishmit me përpjekjen e vazhdueshme të disa aktorëve seriozë në tregun vendas për të themeluar këtë orhganizëm që përfaqëson interesa e biznesit. AECA është krijuar për të nxitur zhvillimin e sektorit të e-commerce në vend\, nëpërmjet bashkimit të zërit të komunitetit të biznesit dhe krijimit të besimit tek konsumatorët\, duke tërhequr këtë industri drejt formalizimit. Z. Gjergji informoi të pranishmit në trajnim në lidhje me punën intesive të bërë nga shoqata AECA në bashkëpunim me donatorët dhe institucionet publike për të hartuar një Plan Veprimi për Tregtinë Elektronike në vend\, si një gur i rëndësishëm themeli për zhvillimin e këtij sektori në Shqipëri.
URL:https://aeca.al/event/aeca-mbeshtet-aida-dhe-berzh-per-trajnimin-e-nmv-ve-ne-fushen-e-tregtise-elektronike/
LOCATION:Barcelona
CATEGORIES:Lajme
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/06/aeca-mbledhja-nr-2-copy.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220615
DTEND;VALUE=DATE:20220616
DTSTAMP:20260408T031110
CREATED:20220622T112912Z
LAST-MODIFIED:20220622T113505Z
UID:21153-1655251200-1655337599@aeca.al
SUMMARY:GIZ mbështet AECA dhe Ministrinë e Financave e Ekonomisë për përmirësimin e klimës së biznesit në sektorin e tregtisë elektronike
DESCRIPTION:Punohet për një Plan Veprimi të detajuar që do të nxisë në mënyrë efikase zhvillimin e ecommerce në Shqipëri \n(Shkup\, 15 qershor 2022) Si pjesë e aktiviteteve të organizuara gjatë eventit të lancimit të projektit të ri të GIZ\, EU4Business: Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal\, grupet e interesit realizuan një sërë takimesh në nivel teknik me qëllim koordinimin e punës për zhvillimin sa më të shpejtë të sektorit të tregtisë elektronike në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. \nPjesë e këtyrë takimeve ishin edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Republikës së Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA)\, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me mbështetjen e GIZ në kudër të komponentit të përmirësimit të Dialogut Publik-Privat (PPD). \n\n\n\n\n\nNë këto takime në nivel teknik MFE\, GIZ dhe AECA diskutuan në detaje në lidhje me komentet dhe sugjerimet që ka komuniteti i biznesit të ecommercit për Raportin e Monitorimit të Plan Veprimit të Tregtisë Elektronike që ka draftuar Ministria. U dikutua gjithashtu për një pjesëmarrje më aktive dhe të drejtpërdrejtë të shoqatës AECA në grupin e punës\, i cili po merret me draftimin final të Plan Veprimit\, duke u përpjekur për ta bërë këtë dokument sa më realist dhe efikas në drejtim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes në sektorin e tregtisë elektronike në Shqipëri.
URL:https://aeca.al/event/giz-mbeshtet-aeca-dhe-ministrine-e-financave-e-ekonomise-per-permiresimin-e-klimes-se-biznesit-ne-sektorin-e-tregtise-elektronike/
LOCATION:Barcelona
CATEGORIES:Lajme
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/06/header.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220614
DTEND;VALUE=DATE:20220615
DTSTAMP:20260408T031110
CREATED:20220622T101852Z
LAST-MODIFIED:20220622T103542Z
UID:21128-1655164800-1655251199@aeca.al
SUMMARY:GIZ - Nis projekti i ri për të mbështetur integrimin ekonomik rajonal në fushën e infrastrukturës cilësore dhe tregtisë elektronike
DESCRIPTION:Bashkëpunimi ndërmjet ekonomive të Ballkanit Perëndimor do t’i afrojë ato me tregun e vetëm të BE-së \n(Shkup\, 14 qershor 2022) Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) nisi projektin e saj të ri për të mbështetur integrimin ekonomik rajonal në fushat e infrastrukturës cilësore dhe tregtisë elektronike. Projekti EU4Business: Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal do të zbatohet në emër të Bashkimit Europian (BE) dhe Ministrisë Federale Gjermane të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe synon të forcojë integrimin ekonomik rajonal midis Palëve të CEFTA-s duke mbështetur zbatimin e Plani i Veprimit të Përbashkët Rajonal të Tregut në të dyja fushat. \nVetëm partneriteti i vërtetë midis të gjitha palëve do të sigurojë reforma të zbatuara mirë dhe sukses drejt qëllimit tonë të përbashkët binjak – integrimit ekonomik rajonal dhe afrimit me tregun evropian\, u vlerësua në ngjarjen e lançimit të projektit “EU4Business: Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal. “ në Shkup. \nGIZ është shumë krenare që është autorizuar sërish për të zbatuar një projekt që do të rrisë tregtinë dhe konkurrencën në tregjet e CEFTA-s. Është vazhdimi dhe plotësimi i aktiviteteve tona të përbashkëta të vazhdueshme me palët e CEFTA-s për të mbështetur zbatimin e reformave tregtare në rajon në përputhje me kërkesat në procesin e harmonizimit me BE-në. \n\n				\n			\n\n				\n			\n\n				\n			\n\n				\n			\n\n				\n			\n\n				\n			\nSi pjesë e projektit\, tregtia elektronike është një nga temat kryesore që do të fokusohet GIZ në mënyrë që t’i japë një shtysë zhvillimit të tregut rajonal dhe të lehtësojë tregtinë në mënyra tradicionale dhe elektronike. Si pjesë e projektit\, GIZ do të mbështesë të gjithë ekosistemin e tregtisë elektronike në vendet e Ballkanit Perëndimor në anën publike dhe private. Puna në sektorin publik do të fokusohet në mbështetjen që do t’u jepet ministrive të linjës dhe enteve rregullatore publike për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe rregullativ për tregtinë elektronike\, në mënyrë që të lehtësohet procesi i të bërit biznes në këtë sektor. Ndërkohë\, nga ana e sektorit privat\, GIZ do të mbështesë fuqishëm shoqatat/organizatat kombëtare të e-commerce si dhe koordinimin mes tyre për një integrim të përbashkët rajonal dhe zhvillim më të shpejtë me të njëjtin ritëm. \nNë këtë event\, ku AECA u përfaqësua në nivele drejtuese\, u rrahën mendime të vyera si dhe u sugjeruan zgjidhje të bazuara mbi ekspereincën e komunitetit të bizneseve të tregtisë elektronike në vendet e rajonit.
URL:https://aeca.al/event/giz-nis-projekti-i-ri-per-te-mbeshtetur-integrimin-ekonomik-rajonal-ne-fushen-e-infrastruktures-cilesore-dhe-tregtise-elektronike/
LOCATION:Barcelona
CATEGORIES:Lajme
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/06/header-lajm.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC:20220608T180000
DTEND;TZID=UTC:20220608T193000
DTSTAMP:20260408T031110
CREATED:20220609T172734Z
LAST-MODIFIED:20220609T174623Z
UID:21015-1654711200-1654716600@aeca.al
SUMMARY:AECA zhvillon Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve
DESCRIPTION:AECA zhvillon Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve \nNë datën 08.06.2022 u zhvillua mbledhja e II-të e Asamblesë së Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike (AECA)\, me pjesmarrjen e më shume se 25 Anëtarëve të saj. \n Alfa Courier Services; BalkMall; Vlera Al; Intex Courier; Rubicon/Pago; Easy Albania; Paysera Albania; Studio Moderna Albania; Vigan Group; Aladini Trade Partner; IuteCredit sha; AlbaGame; Infiniti Office; Klaudio Fashion; Big Media Expert; Tok Digital Agency; Park Studios; Posta Shqiptare; ABSL Albania; ASK Digital;   \n\n\n\n\nKy takim u zhvillua në ambientet e Postës Shqiptare\, gjithashtu në proces anëtarësimi\, e cila u përfaqësua nga zj. Anisa Kaltanji\, Drejtoreshë Ekzekutive e Postës Shqiptare si dhe me prezencën e dy ekspertëve nga Turqia për tregtinë online. \nKryetari z. Pinderi i Shoqatës AECA dhe në vijim Sekretari i Përgjithshëm i saj\, z. Gjergji informuan anëtarët mbi punën e bërë për konsolidimin institucional të Shoqatës AECA. Gjithashtu\, një vend i vecantë iu dha informacionit në lidhje me punën e madhe të bërë në bashkëpunim me donatorët (GIZ\, USAID\, Risi Albania\, Swiss Contact etj.) dhe bashkëpunëtorë të tjerë në lidhje me hapat që duhen ndërmarrë për përmirësimin e ekosistemit të tregtisë elektronike në vend si dhe qasjen përkundrejt Institucioneve Shtetërore. \n\n\n\n\nNjë hapësirë të rëndësishme në Axhendën e takimit kishte gjithashtu diskutimi dhe adresimi i kërkesave dhe problematikave nga Anëtarët e Shoqatës AECA\, si disa prej aktorëve më të rëndësishëm në industrinë e-commerce në vendin tonë\, lidhur me sektorë të ndryshëm të tregtisë elektronike. Importimi i produkteve dhe vështirësitë që hasen\, taksimi i profesioneve të lira\, kostot e panjohura të marketingut digital etj ishin temat kryesore për të cilat u diskutua. \nKjo mbledhje do të pasohet nga eventi i madh i hapjes që do të organizohet nga AECA me datë 30.06.2022. \n@Posta Shqiptare \n@ABSL Albania \n@Vigan Group
URL:https://aeca.al/event/aeca-zhvillon-asamblene-e-pergjithshme-te-anetareve/
LOCATION:Barcelona
CATEGORIES:Lajme
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/06/aeca-mbledhja-nr-2.jpg
ORGANIZER;CN="Albanian E-Commerce Association (AECA)":MAILTO:info@aeca.al
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC:20220603T180000
DTEND;TZID=UTC:20220603T180000
DTSTAMP:20260408T031110
CREATED:20220601T215928Z
LAST-MODIFIED:20220601T215928Z
UID:20902-1654279200-1654279200@aeca.al
SUMMARY:AECA organizon një work shop me ekspertin Ethan Mayers nga New York me temën ‘’Si të merrni investime’’ .
DESCRIPTION:Për kë është ky workshop: Për kompani të reja që duan të kuptojnë më mirë si të sigurojnë fonde për kompaninë tuaj. (Info- është rreth rritjes së biznesit që të jetë atraktiv për investime)\n\nÇfarë do diskutojmë:\n– Si funksionon bota e Fundraising në Startups\n– Kur është koha e duhur dhe kur nuk është koha e duhur\n– Çfarë po kërkojnë investitorët dhe si ti gjeni ata.\n\nVendodhja Protik: 3 Qershor Ora 18:00\nhttps://register.aeca.al/
URL:https://aeca.al/event/aeca-organizon-nje-work-shop-me-ekspertin-ethan-mayers-nga-new-york-me-temen-si-te-merrni-investime/
LOCATION:Barcelona
CATEGORIES:Evente
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Image-2022-06-01-at-11.52.55-PM.jpeg
ORGANIZER;CN="Albanian E-Commerce Association (AECA)":MAILTO:info@aeca.al
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220507
DTEND;VALUE=DATE:20220508
DTSTAMP:20260408T031110
CREATED:20220510T000013Z
LAST-MODIFIED:20220510T101456Z
UID:19473-1651881600-1651967999@aeca.al
SUMMARY:TRAJNIM MBI SHITJET ONLINE - pa pagese
DESCRIPTION:AECA në bashkëpunim me RIVENT Training dhe qendrën PROTIK do të bëjë një Trajnim mbi Artin e Shitjes në datat 7 dhe 9 Maj 2022. Trajnimi do të jetë falas për të gjithë dhe besojmë mund t’i shërbejë të gjithëve për të përmiresuar teknikat e shitjes. Folës në këtë event do të jetë Dr. Rrezart Lahi – me një eksperiencë prej 20 vitesh në shitje dhe themelues i disa kompanive në sektorin e shitjeve me pakicë\, distribucion si dhe shitje online. \nTrajnimi do të jetë fantastik edhe për persona që nuk janë direkt në shitje por duan të marrin njohuri mbi Artin e Shitjes. \nAplikimet për pjesëmarrje në një nga dy datat e trajnimit bëhen në adresën rezartlahi@infinitioffice.al ose ne Whatsapp +355 68 52 00 000. \nMirëpriten gjithashtu Sales Trainer që duan të marrin pjesë në trajnimet e ardhshme të RIVENT TRAINING dhe AECA. \n 
URL:https://aeca.al/event/trajnim-mbi-shitjet-online-pa-pagese/
LOCATION:Barcelona
CATEGORIES:Trajnime
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/05/trajnim.jpg
ORGANIZER;CN="Albanian E-Commerce Association (AECA)":MAILTO:info@aeca.al
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220427
DTEND;VALUE=DATE:20220428
DTSTAMP:20260408T031110
CREATED:20220510T000050Z
LAST-MODIFIED:20220510T102839Z
UID:19428-1651017600-1651103999@aeca.al
SUMMARY:Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA)\, organizoi me mbështetjen e USAID/IDG Project tryezën e rrumbullakët me temë “Zhvillimi i Tregtisë Elektronike në shqipëri dhe nevoja për mbeshtetjen e Donatorëve”
DESCRIPTION:E-COMMERCE NE FOKUSIN E DONATORËVE \nNë datën 27 Prill\, 2022\, në ambjentet Hotel Xheko Imperial\, Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA)\, organizoi me mbështetjen e USAID/IDG Project tryezën e rrumbullakët me temë “Zhvillimi i Tregtisë Elektronike në Shqipëri dhe nevoja për mbeshtetjen e Donatorëve”. Në këtë event ishin të ftuar të gjithë donatorët që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri kryesisht në fushat e digjitalizimit\, teknologjisë e informacionit\, lehtësimit të barriave të tregtise\, inovacionit dhe sidomos tregtisë elektronike. \nNë këtë tryezë të rrumbullakët ku morën pjesë përfaqësuesit e donatorëve më të rëndësishëm në vend si USAID/IDG\, GIZ/ORF-FT\, Delegacioni i BE\, Banka Botërore\, Helvetas\, Risi Albania\, Swiss Contact\, BERZH\, UNDP si dhe partnerë seriozë si ABSL Albania\, Dhoma e Tregtisë e Industrisë Tiranë (CCI)\, Shoqata Shqiptare e Informacionit dhe Teknologjisë (AITA) u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit të mbështetjes për një sektor aq të rëndësishëm dhe premtues të ekonomisë shqiptare sic është tregtia online. \nShoqata Shqiptare e Tregtisë Online (AECA)\, bëri për të pranishmit një përmbledhje të detajuar të Plan-Veprimit të saj\, i cili përfshinte rreth 12 tematika të rëndësishme që duhet të jenë në fokusin e zhvillimit të kësaj industrie në të ardhmen e afërt dhe afatmesme. Këto prioriteti kanë në fokus kryesisht: \n\nrritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e shoqatës\,\nkrijimin e një strategjie kombëtare të përbashkët zhvillimi për tregtinë online\,\ngrumbullimin\, analizimin dhe menaxhimin e të dhënave që kanë të bëjnë me shitjet online dhe industrinë e-commerce\,\npartneritetin dhe dialogun me institucionet publike\,\nlehtësimin dhe formalizimin e pagesave online\,\nrritjen e kapacitetit të kompanive dhe krijimi i eventeve të përbashkëta për tregtinë online.\n\nGjithashtu\, drejtuesit e shoqatës AECA informuan në detaje pjesëmarrësit në lidhje trendet rajonale të zhvillimit të e-commerce\, pa lënë mënjanë projektet konkrete dhe donatorët që ishin treguar mbështetës në fazën e parë të krijimit dhe konsolidimit të shoqatës. Në vijim\, drejtuesit dhe anëtarët e Bordit Drejtues të AECA shprehën hapur fushat ku realisht kishte nevojë shumë herë më të madhe për mbështetje financiare dhe logjistike. \nPrafaqësuesit e donatorëve prezent në takim përgazuan shoqatën AECA për nismën e krijimit dhe konsolidimit si një zë i unifikuar për mbrojtjen e interesave të biznesit e-commerce në vend dhe shtyrjen përpara të politikave zhvilluese në këtë sektor. Mbështetja ishte e plotë nga ekspertët e Bankës Botërore dhe të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë asistenca e të cilëve shkon kreysisht në sektorin publik. Por më konkretisht një mbshtetje reale me projekte të prekshme dhe të gatshme erdhi nga GIZ\, USAID\, Risi Albania\, Swiss Contact dhe Ambasada Suedeze. \nMë konkretisht përfaqësuesit e USAID u shprehën të gatshëm të mbështesin në vijimësi zhvillimin e Partneritetin Publik Privat mes shoqatës AECA dhe institucioneve publike që kanë impakt mbi tregtinë online. GIZ/ORF-FT Project garantoi vazdimesinë e mbështetjes në nivel lokal dhe rajonal të e-commerce si platformë\, për cështjet e certifikimit të besimit (Trust Mark)\, lobimin dhe koordinimin e bashkëpunimit në nivel rajonal si dhe sensibilizimin e grupeve të interesit. Risi Albania do të vijojë mbështetjen në drejtim të krijimit të një produkti vlerësimi për sipërmarrjet në këtë fushë duke filluar që nga idenfikimi i mungesave e deri tek mjetet për të përmirësuar shitjet online. \nNë këtë event të rëndësishëm\, Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA) hodhi edhe idenë e krijimit të një Komiteti të Këshillimit për Tregtinë Elektronke (E-TAC) i cili d të përbëhet nga përfaqësues të donatorëve dhe partnërëve të industrisë e-commerce në vend. Roli i këtij organi do të jetë thjesht këshillues dhe koordinues në mënyrë që mbështetja e donatorëve të jetë sa më eficiente për grupet e interesit.
URL:https://aeca.al/event/shoqata-shqiptare-e-tregtise-elektronike-aeca-organizoi-me-mbeshtetjen-e-usaid-idg-project-tryezen-e-rrumbullaket-me-teme-zhvillimi-i-tregtise-elektronike-ne-shqiperi-dhe-nevoja-per-mbesht/
LOCATION:Barcelona
CATEGORIES:Evente
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/05/aeca-wallpaper-scaled.jpg
ORGANIZER;CN="Albanian E-Commerce Association (AECA)":MAILTO:info@aeca.al
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220420
DTEND;VALUE=DATE:20220422
DTSTAMP:20260408T031110
CREATED:20220510T000020Z
LAST-MODIFIED:20220510T102848Z
UID:19415-1650412800-1650585599@aeca.al
SUMMARY:AECA merr pjesë në workshopin rajonal të Shoqatave të E-Commerce në Rajonin e CEFTA-s të organizuar nga GIZ-ORF/FT në 20-21 Prill 2022 në Beograd\, Serbi
DESCRIPTION:Në datat 20-21 Prill 2022\, Shoqata Shqiptare për Tregtinë Elektronike (AECA) mori pjesë në workshopin rajonal me Shoqatat e E-Commerce ne Rajonin e CEFTA-s të organizuar nga GIZ-ORF/FT në Beograd\, Serbi. Në këtë takim të rëndësishëm\, GIZ-ORF/FT shpalosi para grupeve të interesit në rajon të gjithë objektivat dhe projektet që ka vendosur të mbështesë në sektorin e e-commerce në rajon në vitet që vijojnë. \nNë këtë workshop u bë një pasqyrim i detajuar i gjendjes dhe zhvillimit të shoqatave të e-commerce në rajon si dhe u diskutua mbi mundësitë për bashkëpunim rajonal mes tyre me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të rëndësisë dhe të ardhmes premtuese që ka ky sektor për zhvillimin e ekonomive të rajonit të CEFTA-s (vendet e Ballkanit Perëndimor + Moldavia). Më konkretisht angazhimi i GIZ-ORF/FT në rajonin e Ballkanit sa i përket tregtisë online do të fokusohet kryesisht drejt: \n\nForcimit të Dialogut Publik-Privat (PPD) nëpërmjet shoqatave të e-commerce dhe institucioneve publike të secilit vend\,\nKrijimit të i një Marke Besimi (Trust Mark) në nivel shteti dhe në nivel rajonal\, me qëllim formalizimin sa më shumë të sektorit e-commerce dhe rritjen e besimit tek konsumatorët\,\nKrijimit të raporteve periodike të të dhënave statistikore dhe analizimit të tyre në sektorin e tregtisë online në nivel shteti dhe në nivel rajonal\,\nKrijimit të një organizmi rajonal mbi bazë vullnetare (aleancë e shoqatave të e-commerce) me qëllim koordinimin e zhvillimit më të njëjtin ritëm të këtij sektori në nivel rajonal\,\nKrijimin e një sekretariati zbatues për të ndjekur dhe koordinuar axhendën e GIZ për sektorin e e-commerce në nivel rajonal.\n\nShoqatat e e-commerce pjesëmarrje në workshop treguan interesin e tyre për mbështetjen që ka dhënë dhe që planifikon të japë GIZ-ORF/FT në sektorin tregtisë elektronike në rajon. Gjithashtu\, me komentet e tyre konstruktive dhe ndarjen e eksperiencave\, shoqatat e e-commerce kontribuan në mënyrë mjaft aktive në përmirësimin e projekteve të GIZ-ORF/FT për këtë sektor.
URL:https://aeca.al/event/aeca-merr-pjese-ne-workshopin-rajonal-te-shoqatave-te-e-commerce-ne-rajonin-e-cefta-s-te-organizuar-nga-giz-orf-ft-ne-20-21-prill-2022-ne-beograd-serbi/
LOCATION:Barcelona
CATEGORIES:Lajme
ATTACH;FMTTYPE=image/png:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/05/Home-page_640x426-e1591862324917.png
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220412
DTEND;VALUE=DATE:20220413
DTSTAMP:20260408T031110
CREATED:20220510T000000Z
LAST-MODIFIED:20220510T102808Z
UID:19451-1649721600-1649807999@aeca.al
SUMMARY:Në lidhje me arrestimin e disa subjekteve të Shitjeve Online
DESCRIPTION:DEKLARATË PËR SHTYP \nShoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (Albanian E-Commerce Association – AECA) nisi si një iniciativë private e disa prej aktorëve më të rëndësishëm në industrinë e-commerce në vendin tonë. E krijuar si clustër i një aktori të rëndësishëm rajonal si ABSL Albania\, AECA gjeti mbështetjen edhe të donatorëvë dhe institucioneve publike si Ministria e Financave dhe Ekonomisë. \nShoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA) u informua nga media në lidhje me aksionin e organeve ligjzbatuese për arrestimin e disa subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tregtisë online. \nMe anë të kësaj deklarate për shtyp shoqata AECA konfirmon vullnetin e saj për mbrojtjen e interesave të bizneseve formale që ushtrojnë aktivitetin në industrinë e-commerce\, në përputhje me kuadrin ligjor e rregullativ. Pikërisht\, kjo ka qënë një ndër arsyet e krijimit të shoqatës në fillim të këtij viti\, në mënyrë që të kishim një zë të unifkuar në mardhënie me organet shtetërore me qëllim përmirësimin e ambjentit të të bërit biznes në tregtinë online në Shqipëri. \nFormalizimi i bizneseve në këtë industri është një nga fokuset kryesore të aktivitetit të shoqatës AECA dhe këtë e kemi treguar me veprimin tonë të parë që është kërkesa për ndërtimin e urës së komunikimit dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për ndërtimin e një Grupi Pune që do të institucionalizojë mardhënien mes sektorit privat dhe Shtetit. \nMe shqetësim konstatojmë se tregu aktualisht ka probleme të shumta dhe po i krijon vështirësi bizneseve që duan të operojnë në këtë industri. Megjithatë kjo problematikë është komplekse duke përfshirë shumë hallka nga baza rregullative e tatimeve dhe doganave\, tek proçesi kompleks i fiskalizimit dhe implementimi i tij në terren. Tregtia online është hallka e fundit e proçesit të shitjes së produktit dhe problematikat në informalitet vijnë të mbartura nga të gjitha hallkat paraardhëse. Për këtë arsye presim nga autoritetet trajtimin me kujdes\, në mënyrë të drejtë e të pavarur të problematikës së lindur me subjektet nën këtë proces hetimor specifik. \nShoqata Shqiptare e Tregtisë Elekronike (AECA) mirëpret çdo përpjekje institucionale për formalizimin dhe standartizimin e tregut\, por gjykon se taktika të tilla sporadike me fushata agresive dhe denigruese nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit\, përkundrazi përkeqësojnë klimën e të bërit biznes në këtë sektor. \nNë këtë frymë\, kërkohet një përkushtim gradual dhe i vazhduar për përmirësimin e klimës së biznesit si një nga format më efektive për luftën kundër evazionit fiskal. Ne besojmë se kjo është e vetmja rrugë për progress afatgjatë\, dhe nëse shoqërohet edhe me sensibilizim dhe edukim të konsmatorit\, efekti do të ishte edhe më i shpejtë. \nShoqata AECA është hapur për të bashkëpunuar me çdo institucion shtetëror për këtë problem dhe mbetemi në pritje të krijimit të Grupit të Punës nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zhvillimin më tej të sektorit të shitjeve online në Shqipëri.
URL:https://aeca.al/event/ne-lidhje-me-arrestimin-e-disa-subjekteve-te-shitjeve-online/
LOCATION:Barcelona
CATEGORIES:Njoftime për Shtyp
ATTACH;FMTTYPE=image/webp:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/05/Ecommerce-Security-1.webp
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220407
DTEND;VALUE=DATE:20220409
DTSTAMP:20260408T031110
CREATED:20220510T000033Z
LAST-MODIFIED:20220510T102857Z
UID:19420-1649289600-1649462399@aeca.al
SUMMARY:AECA merr pjesë në konferencën rajonale “Skillsfor Future Jobs” të organizuar në 7-8 Prill 2022 në Republikën e Maqedonisë së Veriut
DESCRIPTION:Konferenca rajonale “Skills for Future Jobs” përfaqëson një platformë për ekspertët që të angazhohen në dialog të hapur dhe të ndajnë praktikat e mira se si të lidhin aftësitë me punët e ardhshme. \nKonferenca e mbajtur në Shkup më 7-8 Prill 2022 u organizua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut dhe Oda Ekonomike me mbështetjen Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. \nDuke synuar përfaqësues të nivelit të lartë të qeverisë\, politikëbërës\, përfaqësues të sektorit të arsimit\, përfaqësues të sektorit privat\, ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP)\, organizatave rinore dhe specialistëve të bashkëpunimit zhvillimor që punojnë në AAP dhe punësimin e të rinjve\, konferenca synonte të nxirrte mendime\, konsiderata dhe argumente se ku është arsimi sistemet nga rajoni duhet të fokusohen në të ardhmen. \nNë këtë event të rëndësishëm ku morën pjesë edhe përfaqësues të Bordit Drejtues të Albanian E-Commerce Associaton (AECA)\, folësit në panel ishin nga ekspertë të lartë nga qeveritë\, sektori privat\, akademia dhe shoqëria civile në rajonin e Ballkanit Perëndimor\, si dhe nga Zvicra dhe BE\, të cilët prezantuan gjetjet më të fundit të kërkimit dhe ndanë përvojat praktike. \nAftësitë e ardhshme profesionale\, punësimi i të rinjve dhe mundësitë e sipërmarrjes janë temat nën të cilat ekspertë të shumtë vendas dhe ndërkombëtarë dhanë të dhëna dhe shfaqënn tendencat e ardhshme\, të gjitha bazuar në nevojat dhe parashikimet e tregut të punës.
URL:https://aeca.al/event/aeca-merr-pjese-ne-konferencen-rajonale-skillsfor-future-jobs-te-organizuar-ne-7-8-prill-2022-ne-republiken-e-maqedonise-se-veriut/
LOCATION:Barcelona
CATEGORIES:Lajme
ATTACH;FMTTYPE=image/webp:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/05/2677210.webp
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20220328
DTEND;VALUE=DATE:20220329
DTSTAMP:20260408T031110
CREATED:20220510T000005Z
LAST-MODIFIED:20220510T102903Z
UID:19424-1648425600-1648511999@aeca.al
SUMMARY:AECA merr pjesë në konferencën rajonale “Tregtia Elektronike” të organizuar nga forumi i Dhomave të tregitsë Ballkani Perëndimor 6 dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë e Industrisë Shqipëri (UCCIAL)
DESCRIPTION:Sot në eventin e organizuar nga Western Balkans 6 Chamber Forum dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë e industrisë shqipëri (UCCIAL) në kuader të Projektit “Mbështetje për WB6” u prezantua për herë të parë në një event ndërkombëtar edhe Albanian E-Commerce Albania (AECA) në Shqipëri. \nNë këtë takim ku merrni pjesë institucione dhe Qeveritare në vend e rajon si dhe partnerë të rëndësishëm si Dhomat e Tregtisë\, Sekretariati i CEFTAs etj\, u bë një përmbledhje e nismave më të rëndëisshme rajonale për nxitjen e tregtisë online dhe zhvillimin e sektorit të E-Commerce. \nNë fjalën e tij. Kryetari i AECA\, z. Valeri PINDERI\, theksoi faktin që zhvillimi i teknologjise e informacionit dhe plotësimi i infrastrukturës së internetit sot na ofron janë të mëdha\, rreth të cilave duhet të bashkohemi të gjithë për t’i shfrytëzuar në mënyrë sa më efikase dhe gjithëprfshirëse. Ai u bëri thirje të gjithë pjesmarrësve të bashkohemi për të shfrytëzuar këtë oportinuetet që interneti i ka dhënë Shqipërisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor (WB6) duke e përdorur sa më gjerësisht në industrinë e tregtisë elektronike. \nMë tej\, z. Pinderi i njohu të pranishmit në takim me identitetin e shoqatës më të re në vend e në rajon “Albanian E-Commerce Association” (AECA) dhe punën që po bëhet për përfshirjen e saj sa më shpejt në nismat lokale e rajonale nën shembullin e homologeve të saj në rajon. Anëtarët e AECA janë bashkuar tashmë për: \n\nPër të rritur kapacitetet e kompanive në sektorin e e-commerce\,\nPër të bashkëvepruar me institucionet shtetërore në përmirësimin e ekosistemit të tregtisë elektronike.\nPër të rritur besimin dhe sigurinë e konsumatorit tek blerjet online dhe aktorët e tregut\,\nPër të rritur kapacitetet e të rinjëve në fushat e ndryshme që ky sektor ofron për punësim.\nPër të rritur mundësitë e kompanive Shqiptare për të dale përtej kufijve tona dhe për të rritur shitjet Cross Border të kompanive Shqiptare të shitjeve online.\n\nNë fund të fjalës së tij\, Kryetari i AECA falenderoi organizuesit për ftesën e bërë dhe ftoi të gjithë kompanitë në sektorin e tregtisë elektronike të bashkohen në Shoqatën AECA.
URL:https://aeca.al/event/aeca-merr-pjese-ne-konferencen-rajonale-tregtia-elektronike-te-organizuar-nga-forumi-i-dhomave-te-tregitse-ballkani-perendimor-6-dhe-bashkimi-i-dhomave-te-tregtise-e-industrise-shqip/
LOCATION:Barcelona
CATEGORIES:Lajme
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://aeca.al/wp-content/uploads/2022/05/0x0.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR