Skip to content Skip to footer
Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA) – Bizneset Ecommerce janë gati për Revolucionin Digjital në Shqipëri

Jun 30, 2022

Bashkohet Tregu online prej mbi 110 Milion euro për të dhjetëfishuar tregun

Në datën 30 Qershor ne ambjentet e Hotel Rogner u zhvillua eventi Level UP Your E-Commerce. Ky event i organizuar nga Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA), një institucion i krijuar rishtazi me iniciativën e bizneseve më serioze që operojnë në sektorin e e-commerce në vend, prezanton bashkimin e parë të të gjithë operatorëve të tregut online në Shqipëri me synimin për të treguar çfarë do bëhet për të përmirësuar situatën e këtij sektori mjaft vibrant e premtues në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Në këtë event u pasquruan të gjithë informacionet më të fundit në lidhje me tregtinë online dhe partnerët e shoqatës AECA u treguan operatoreve të kesaj industrie se si sektori do të jetë më mirë nëse bashkohet në një vend. Kreytari i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike, z. Valer Pinderi, njëherazi edhe një ndër përfqësuesit e një prej bizneseve ecommerce më serioze në Shqiperi, informoi të pranishmit në lidhje me aktivitetet e shoqatës AECA dhe përfitimet që do të ketë cdo spërmarrës aktiv në tregtinë elektronike për t’u zhvilluar më shpejt në këtë drejtim.

I ftuar në event, zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Besart Kadia hodhi dritë mbi planet dhe progresin që ministria në bashkëpunim të ngushtë edhe me shoqatën AECA ka bërë me tregtinë online në drejtim të ngritjes së një grupi pune specifik, i cili do të përgatisë Plan Veprimin për Zhvillimin e Tregtisë Elektronike në Shqipëri. Gjithashtu, z. Kadia evidentoi faktin se transformimi digjital është kryefjala e Qeverisë e cila ka bërë hapa të konsiderueshëm në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve publike, duke hapur rrugën edhe për sektorin privat që të ndjekë me shpejtësi të njëjtin trend. Më tej, Drejtuesi Rajonal i Komponentit (Component Leader) në Deutsche Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), z. Florian Brütting përgëzoi shoqatën AECA-n për fillimin e suksesshëm të saj dhe prezantoi projektin rajonal të GIZ-it për të përmirësuar kushtet për tregtinë online në rajonin e CEFTA-s. Projekti është financuar nga Komisioni Europian dhe Qeveria Gjermane si pjesë e aksionit Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal. Në kuadër të këtij projekti, AECA mbështetet të punojë për krijimin e një baze të fortë për të gjitha sipërmarrjet që dëshirojnë të angazhohen në tregtinë elektronike në tregun rajonal.

Në fjalën e tij, z. Brütting theksoi: “Ne jemi shumë të lumtur që me shoqatën AECA, GIZ ka një partner tjetër të fortë që ndihmon në formimin e mjedisit për tregtinë elektronike në rajon. Tashmë jemi duke bashkëpunuar me AECA që nga themelimi i saj në shkurt 2022 dhe jemi të impresionuar nga pasioni i tyre dhe kontributet e çmuara që dhanë në këtë periudhë të shkurtër kohore.”.

Një ndër folësit më të rëndësishëm të eventi ishte z. Enio Jaco, Presidenti i AmCham dhe një ndër figurat publike përfaqësues i biznesit, i cili është ndër mbështetesit kryesore të revolucionit digjital në ekonominë e vendit me një fokus të vecantë tek sektori privat. Gjithashtu, z. Jaco vuri theksin tek rëndësia e përfaqësimit të biznesit dhe ndërtimi i urave bashkëpunuese të komunikimit me administratën publike nëpërmjet procesit të Dialogut Publik-Privat.

Në fund, u organizua një seksion i fokusuar tek disa histori ndërkombëtare suksesi ne ecommerce, me z. Mërgim Cahani, krijuesi i portalit rajonal të suksesshëm Gjirafa, me znj. Lona Alia një shqiptare që ka mundur të marrë fonde nga akseleratori më i madh në botë Y Combinator i pozicionuar në Silicon Valley  dhe në fund Sharon Gai nga gjigandi nderkombetar Alibaba Group, e cila tregoi mundësitë që ofron Drop Shipping dhe fabrika e botës Kina për shqiptarët që duan të tregëtojnë globalisht.

Përgjatë eventit pati një interes të konsiderueshëm të bizneseve shqiptare që operojnë në fushën e tregtisë elektronike, për t’u bëre pjesë e shoqatës AECA. Ndërsa në fund të eventit, mes Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike (AECA) dhe Shoqatës Maqedonase të Tregtisë Elektronike (AECA) u nënshkrua një Memorandum Bashkepunimi (MoU), dokument ky mjaft i rëndësishëm për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucionet homologe në rajon dhe për të përfituar nga eksperienca e tyre me qëllim përmirësimin e shërbimeve per bizneset e tregtisë elektronike në Shqipëri.

Këtu mund të gjeni informacion për shoqatën – www.aeca.al

Kurse këtu mund të gjeni informacion më tej për eventin – https://event.aeca.al

Details

Date:
Jun 30, 2022
Event Category:
Website:
https://register.aeca.al/

Organizer

Albanian E-Commerce Association (AECA)
Phone
+355 67 6033151
Email
info@aeca.al
View Organizer Website